Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Gwyneth Paltrow me dhuratë të jashtëzakonshme për diplomimin e fëmijëve

Gwyneth Paltrow

Gwyneth Paltrow

Foto: Associated Press

Aktorja Gwyneth Paltrow, ka zbuluar se po mendon t’u dhurojë fëmijëve të saj aksione në bursë si dhuratë diplomimi, në mënyrë që ata të mësojnë si të menaxhojnë paratë dhe të kuptojnë tregjet financiare.

Themeluesja e brendit “Goop”, ka treguar se vajza e saj 21-vjeçare, Apple, u diplomua të premten në Universitetin Vanderbilt, ndërsa djali i saj Moses, 20 vjeç, pritet të përfundojë studimet në Universitetin Brown në vitet e ardhshme, ka shkruar FemaleFirst. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje të publikuar në “Goop”, Gwyneth u pyet për “dhuratat më të mira për diplomim”.

“Po mendojmë t’u japim fëmijëve disa aksione, në mënyrë që të përfshihen në menaxhimin e tyre dhe të bëjnë pyetje rreth tregjeve financiare”, ka thënë ajo.

Aktorja ka shtuar se dëshiron t’u japë edhe një kujtim simbolik për këtë moment të rëndësishëm.

“Ndoshta edhe diçka fizike për ta kujtuar këtë moment, ende duhet të mendoj se çfarë do të jetë”, ka shtuar ajo.

Ylli u pyet gjithashtu për këshillën më të rëndësishme që u ka dhënë fëmijëve të saj, të cilët i ka me këngëtarin e Chris Martin, liderin e grupit muzikor “Coldplay”.

“U kam thënë gjithmonë të jenë vetvetja. Dhe se nëse duke qenë plotësisht vetvetja do të më zhgënjenin mua, atëherë kjo do të ishte një shenjë e mirë, sepse detyra e tyre është të zhvillojnë identitetin e tyre të vërtetë”, ka thënë ajo.

Kur u pyet nëse vajza e saj Apple i ngjan asaj, Paltorw u përgjigj pozitivisht.

“Apple është shumë si unë në këtë aspekt: është maniake e organizimit dhe planifikimit. Kam frikë se i kam transmetuar një mënyrë jetese jo shumë të shkujdesur”, ka thënë ajo.

Sipas FemaleFirst, këtë deklaratë ajo e ka dhënë pasi së fundmi e quajti veten “një nga bebet origjinale të nepotizmit”, duke iu referuar faktit që është vajza e aktores Blythe Danner dhe producentit e regjisorit të ndjerë Bruce Paltrow.

“Kam qenë jashtëzakonisht me fat që mora mundësi që herët, ndoshta pjesërisht sepse jam një nga bebet origjinale të nepotizmit por do të gënjeja po të thoja se kjo ma bëri rrugën të qartë”, ka thënë ajo në ceremoninë “2026 New York Women in Film and Television Muse Awards”

Ajo ka shtuar se industria shpesh pret që gratë “të qëndrojnë në korsinë e tyre”.

“Kishte shumë momente kur industria ma bëri shumë të qartë se gratë pritet të qëndrojnë në vendin e tyre, të jenë të hijshme, të qeta dhe mbi të gjitha të jenë vetëm një gjë. Dhe unë kurrë nuk kam qenë e zonja të jem vetëm një gjë”, ka thënë ajo.

Në fund, Paltrow i bëri një dedikim emocionues nënës së saj, Blythe Danner, e cila ishte e pranishme në sallë.

“Mama, ti më tregove çfarë do të thotë t’i përkushtohesh plotësisht një profesioni, të jesh jashtëzakonisht kreative dhe e guximshme në zgjedhjet e tua artistike, dhe të sillesh me shumë hijeshi edhe kur kjo industri nuk ta bën të lehtë. Faleminderit”, ka thënë ajo.