Ish-asistenti i Britney Spears ka vënë në dyshim arrestimin e saj të fundit për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit ose drogës, duke e quajtur atë “të dyshimtë” dhe duke sugjeruar se mund të jetë pjesë e një përpjekjeje për ta rikthyer këngëtaren nën kujdestari ligjore, ka raportuar HuffPost.
Këngëtarja 44-vjeçare u arrestua javën e kaluar në Ventura të Kalifornisë nën dyshimin për drejtim automjeti në gjendje të dehur (DUI). Arrestimi ndodhi pak kohë pasi ajo shiti katalogun e saj muzikor për rreth 200 milionë dollarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-asistenti i saj, Sean Phillip, e ka vënë në pikëpyetje kohën kur ndodhi incidenti.
“Unë mendoj se ka disa njerëz që po përpiqen ta dëmtojnë. Koha është shumë e çuditshme: ajo fiton pavarësi financiare dhe menjëherë pas kësaj arrestohet”, ka thënë ai për Extra.
Ai ka shtuar se shumë njerëz besojnë se kjo mund të jetë një përpjekje për ta rikthyer Spears në një kujdestari ligjore, si ajo që kishte për vite me radhë.
“Të gjithë mendojmë se është një shtytje për ta vendosur sërish nën kujdestari, sepse e dini çfarë ndodhi kur kujdestaria përfundoi? Disa njerëz nuk morën më para”, ka thënë Phillip.
Spears ishte nën kujdestari ligjore për 13 vjet, deri në muajin nëntor të vitit 2021, kur gjykata vendosi ta përfundojë atë pas një beteje të gjatë ligjore.
Megjithatë, Phillip ka thënë se ai ende nuk beson që këngëtarja ka kontroll të plotë mbi jetën e saj.
“Nuk mendoj se ajo është plotësisht e lirë. Ende ekziston një plan kujdesi. Personalisht nuk mendoj se ajo ka qasje në të gjitha financat e saj, ndërsa shumë njerëz të tjerë kanë. Nuk mendoj se është e drejtë”, ka thënë ai.
Sipas tij, Spears i kishte dërguar edhe një mesazh pas arrestimit.
“Ajo më shkroi: ‘Jam mirë, jam mirë’”, ka treguar Phillip.
Këngëtarja e hitit “Gimme More” pritet të paraqitet në gjykatë më 4 maj, ndërsa ish-asistenti i saj e inkurajoi të flasë publikisht.
“E inkurajoj të flasë vetë, sepse ajo mund t’i shuajë të gjitha këto spekulime brenda një sekonde”, ka thënë ai.
Phillip dhe Spears janë njohur në vitin 2003. Ata kishin humbur kontaktet për vite, por së fundmi janë rilidhur dhe, sipas tij, komunikojnë shpesh me mesazhe.
“Kanë kaluar 20 vjet që nga koha kur kalonim shumë kohë bashkë, por tani është thjesht bukur. I dërgojmë njëri-tjetrit gjëra qesharake dhe themi: ‘Më mungon, më mungon’”, ka thënë ai.
Ndërkohë, ish-bashkëshorti i Spears, Sam Asghari, me të cilin u nda në muajin korrik të vitit 2023, ka bërë thirrje për mirëkuptim dhe privatësi për këngëtaren.
“Nëse dikush bën gabime, unë e kuptoj. Mendoj se të gjithë meritojnë privatësi. Shpresoj që media të ketë mësuar nga e kaluara dhe t’i japë asaj privatësinë që i duhet”, ka thënë ai për Fox News.
Edhe ish-bashkëshorti tjetër i Spears, Kevin Federline, ka thënë se vështirësitë e saj lidhen edhe me mënyrën si u trajtua në industrinë e argëtimit që në moshë shumë të re.
Në një intervistë për podcastin “Talk Is Jericho” të prezantuesit Chris Jericho, ai ka thënë se fama e hershme kishte ndikim të madh në jetën e saj.
“Kjo është arsyeja pse kam shumë simpati për të, sepse ky nuk është vetëm faji i saj. Edhe Hollywoodi ka përgjegjësi. I jep një personi gjithçka dhe pret që ai të jetë ai që ti dëshiron, jo ai që është në të vërtetë”, ka thënë Federline.
Ai ka shtuar se Spears ishte ende shumë e re kur u bë e famshme.
“Po flasim për një vajzë 16-vjeçare që publikon një album dhe brenda natës bëhet e famshme në gjithë botën. Në atë moshë as nuk e di ende kush je si person. Dhe ndërkohë përpiqesh të kuptosh veten mes gjithë atij presioni”, ka thënë ai.