Cash Warren ka reaguar për herë të parë lidhur me romancën e re të ish-bashkëshortes së tij, aktores, Jessica Alba, vetëm gjashtë muaj pas ndarjes së tyre.
“Jam i lumtur për të. Nuk e njoh Dannyn, por duket si djalë i mirë”, ka thënë Warren për TMZ.
Çifti i dikurshëm, që janë prindër të Honorit 17-vjeçare, Havenit 13-vjeçare dhe Hayesit 7-vjeçar, kanë njoftuar ndarjen në muajin janar, pas 16 vitesh martesë.
Alba 44 vjeç, më pas bëri kërkesë për divorc në muajin shkurt, duke përmendur “dallime të papërmirësueshme”, ndërsa si datë ndarjeje kishte deklaruar 27 dhjetorin 2024.
Rreth gjashtë muaj pas konfirmimit të ndarjes, aktorja u fotografua në pushime në Cancun të Meksikës me aktorin 32-vjeçar të filmave të Marvelit, Danny Ramirez. Prej asaj kohe, ata janë parë disa herë në publik duke shkëmbyer përqafime dhe puthje.
Megjithatë, Cash duket se nuk ka asgjë kundër lidhjes së re të ish-bashkëshortes.
I pyetur nëse ai vetë është duke u takuar me dikë, producenti 46-vjeçar u përgjigj me humor: “Jo ende. Më thuaj nëse njeh ndonjë.”
Alba dhe Ramirez u panë për herë të fundit së bashku më 29 korrik, duke u puthur para restorantit Beverly Glen Deli në Beverly Hills.
Në muajin janar, aktorja e kishte bërë publike ndarjen përmes një postimi në rrjete sociale.
“Kam qenë në një udhëtim vetëdijesimi dhe transformimi për vite, si individ, por edhe në partneritet me Cash. Jam krenare për mënyrën se si kemi evoluar si çift dhe në martesë përgjatë këtyre 20 vjetëve. Tani ka ardhur momenti të fillojmë një kapitull të ri zhvillimi dhe rritjeje individuale”, pati shkruar ajo.
Ajo ka shtuar se po ecin përpara me dashuri, mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin.
“Do të mbetemi përgjithmonë familje. Fëmijët tanë mbeten prioriteti ynë më i madh dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë”, ka thënë ajo.