Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ish-e dashura thumbon Callum Turnerin për lidhjen e tij me Dua Lipën

Victoria Villarroel, Dua Lipa dhe Callum Turner

Influencuesja Victoria Villarroel ka rikthyer vëmendjen në rrjetet sociale pas komenteve të saj për një ish-të dashur, në një episod të podcastit “Better Half with Stas & Vic”, të cilin ajo e drejton së bashku me Stassie Karanikolaou.

Ani pse ajo nuk përmendi emra, deklaratat e saj u lidhën menjëherë në internet me aktorin Callum Turner dhe shqiptaren me famë botërore, këngëtaren Dua Lipa, ka shkruar Tribune.com

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Villarroel ka folur për një ish-partner që, sipas saj, kishte qenë kundër lidhjeve me persona të famshëm dhe pjesëmarrjes në ngjarje të mëdha publike. Ajo ka thënë se ai më parë kishte kritikuar paparacët dhe ngjarjet si “Met Gala”, por më vonë ishte parë në një marrëdhënie që përfshinte pikërisht këto elemente.

VIDEO:

“Ky person thoshte: ‘Unë kurrë nuk do të dilja me dikë që ndiqet nga paparacët, nuk do të dilja me një person të famshëm… nuk do të shkoja kurrë në ‘Met Gala’’… dhe tani është i fejuar me dikë që e ka takuar kur ishim në darkë në Londër”, ka thënë ajo.

Deklaratat e saj u përhapën shpejt në rrjete sociale, ku fansat nisën të diskutojnë ndryshimet në qëndrime brenda marrëdhënieve dhe mënyrën si njerëzit shpesh ndryshojnë kur hyjnë në një lidhje të re.

Sipas raportimeve të përmendura në internet, Villarroel ka sugjeruar gjithashtu se lidhja e saj me Turner ka përfunduar në vitin 2024, megjithëse asnjë nga palët nuk e ka konfirmuar publikisht historinë e tyre.

As Turner dhe as Lipa nuk kanë reaguar ndaj këtyre komenteve dhe diskutimeve të reja në rrjete sociale.