Jennifer Aniston dëshiron të luajë në një shfaqje në Broadway.
Aktorja 52-vjeçare ka qenë një nga fytyrat më të famshme në Hollywood për dekada të tëra dhe ka zbuluar se qëllimi i saj i ardhshëm në karrierë është të ecë përpara në “The Great White Way”, por do të duhet të gjejë "pjesën e duhur" përpara se t'i përkushtohet.
"Patjetër që dua të bëj një shfaqje në Broadway. Kjo është në listën time të dëshirave, por është gjetja e kohës dhe gjetja e pjesës së duhur, materialit të duhur. Por absolutisht duhet të bëj një shfaqje në Broadway”, ka thënë Aniston për “People”.
Ylli i "Marley and Me" është bërë i famshëm në fund të viteve 1990 kur u zgjodh për rolin e Rachel Green në "Friends", dhe nëse ia del të shkojë në Broadway, ajo do të bëhet anëtarja e dytë e kastit që e bën këtë pas paraqitjes së David Schëimmer në vitin 2006 në shfaqjen "The Caine Mutiny Court-Martial".
Aktorë të tjerë të famshëm që kanë luajtur në Broadway kohët e fundit përfshijnë aktorë si George Clooney, i cili është nominuar së fundmi për çmimin Tony për rolin e tij në "Good Night and Good Luck", ndërsa ylli i "Succession", Sarah Snook, u emërua Aktorja më e Mirë për "The Picture of Dorian Gray".
Ndërkohë, Jennifer, e cila ka luajtur në produksione të ndryshme jashtë Broadwayt përpara se të fitonte famë globale, së fundmi e ka pranuar se vetëm në vitet e fundit ka mësuar ta "dashurojë" trupin e saj.
"Duhet ta duam trupin tonë. Po bën më të mirën që mundet. Ka qenë me ne që nga dita që filluam, kështu që nuk mund të jemi shumë të ashpër me të. Sigurisht, të gjithë do të plakemi, por si mund të lulëzojmë ndërsa plakemi? Dhe kjo ka të bëjë me dhënien e trupit tuaj vëmendjen që meriton”, ka thënë ajo për revistën Allure.