Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jennifer Aniston zbulon se edhe yjet e mëdhenj kishin emocione kur luanin në “Friends”

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston në serialin "Friends"

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston në serialin "Friends"

Gjatë 10 vjetëve sa u transmetua seriali i famshëm “Friends”, shumë nga emrat më të njohur të Hollywoodit u shfaqën si mysafirë specialë. Megjithatë, sipas aktores, Jennifer Aniston, edhe yjet më të mëdhenj të kinemasë ndiheshin të pasigurt kur duhej të luanin në serialin e famshëm, ka shkruar Entertainmanet Weekly.

Në një bisedë të fundit me kolegen e saj Lisa Kudrow, Aniston ka kujtuar se aktorë si Brad Pitt, Bruce Willis, Julia Roberts, Sean Penn dhe Isabella Rossellini shpesh kishin shumë  emocione para xhirimeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Yjet e filmave që vinin në ‘Friends’, Brad, Bruce Willis, Julia Roberts, Isabella Rossellini, Sean Penn, kishim aq shumë të tillë. Ata kishin gjithmonë emocione. E mbani mend? Gjithmonë më dukej interesante sa shumë emocione kishin”, ka thënë Aniston.

Kudrow u pajtua me këtë vërejtje dhe sugjeroi se arsyeja mund të ketë qenë natyra e veçantë e serialit.

“Nuk është teatër, është televizion. Nuk është film. Çka saktësisht është kjo? Dhe është pyetje me të drejtë. Më kujtohet se dikush më pyeti një herë dhe nuk dija si ta shpjegoja, kështu që i thashë: ‘Thjesht fol pak më fort. I njëjti emocion, vetëm më fort’”, ka thënë ajo me humor.

Aniston ka qeshur duke kujtuar se edhe vetë kishte kaluar një proces të ngjashëm kur nisi të luante në filma gjatë kohës që ishte ende pjesë e “Friends”.

“Mendoj se në filmat e parë që bëra gjatë kohës së ‘Friends’ thjesht po bërtisja replikat e mia”, ka thënë ajo me shaka.

Dy aktoret kujtuan gjithashtu disa nga momentet e tyre të preferuara gjatë 10 sezoneve të serialit, sidomos episodet tradicionale të Ditës së Falënderimeve, ku shpesh shfaqeshin emra të njohur të industrisë së filmit.

Një nga paraqitjet më të famshme ishte ajo e aktorit Brad Pitt në vitin 2001. Ai luajti rolin e një ish-shoku klase që kishte themeluar “Klubin që urren Rachelin”, ndërsa në jetën reale ishte i martuar me Anistonin.

VIDEO:

Episodi rezultoi një sukses i madh, duke tërhequr më shumë se 24 milionë shikues në Shtetet e Bashkuara.

Një tjetër paraqitje e paharrueshme ishte ajo e aktores Julia Roberts në vitin 1996. Ajo luajti rolin e një mike të vjetër të Chandlerit, e cila rikthehet për t’u hakmarrë për një shaka që ai i kishte bërë vite më parë. Episodet me Roberts arritën një rekord prej 52.9 milionë shikuesish, duke mbetur ndër më të ndjekurit në historinë e serialit.

VIDEO:
 

Ndërkohë, Bruce Willis dhe Sean Penn luajtën interesat romantike të personazheve të interpretuara nga Aniston dhe Kudrow.

VIDEO:

VIDEO:

Sa i përket Isabella Rossellini, ajo u shfaq si vetja në serial, duke u përballur me Rossin pak pasi ai e kishte përmendur si një nga të famshmet me të cilat do të dëshironte të dilte nëse do t’i jepej mundësia.

VIDEO:

Edhe pas shumë vitesh nga përfundimi i serialit, “Friends” vazhdon të mbetet një nga projektet filmike më të dashura në botë, ndërsa historitë nga prapaskenat e tij vazhdojnë të ngjallin interes te fansat.