Showbiz

Jessie J thotë se pati sukses në luftimin e kancerit të gjirit

Jessie J

Foto: Associated Press

Këngëtarja britanike Jessie J ka njoftuar se rezultatet e testeve pas operacionit për të hequr njërin nga gjinjtë e saj pas një diagnoze të hershme të kancerit, nuk tregojnë përhapje të sëmundjes.

Në një postim në rrjetet sociale ajo ka shkruar se është duke qarë me "lot gëzimi" pasi mori lajmin.

Në qershor ajo ka zbuluar diagnozën e saj dhe i është nënshtruar një operacioni për të hequr gjoksin.

Ajo ka falënderuar 14 milionë ndjekësit e saj për "lutjet, dashurinë, urimet e mira, gëzimin dhe gjithë energjinë pozitive".

37-vjeçarja ka treguar hapur për përvojën e saj të kryerjes së një mastektomie dhe ka marrë komente në mbështetje të kësaj.

Të hënën ajo ka publikuar një video, të bërë natën para operacionit, të djalit të saj të vogël duke thënë: "Mami do të jetë mirë".

"Dhe... unë jam mirë", ka shkruar këngëtarja 37-vjeçare, duke thënë se kishte marrë rezultate që tregonin se nuk kishte përhapje të kancerit.

Këngëtarja ka shitur miliona kopje të hiteve të saj si "Nobody's Perfect" dhe "Ëho You Are". 

Ajo po përgatitet të publikojë një album të ri, të parin në disa vite. 

Kënga e saj “Price Tag”, e cila u publikua fillimisht në vitin 2011, është rikthyer në popullaritet pasi përdoruesit e mediave sociale filluan të postonin video duke interpretuar tekstet e këngëve që u bënë shpejt virale.