Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

J.Lo ka treguar si u përgatit për skenën e saj me bikini në filmin "Office Romance"

J.Lo

Ylli i komedisë romantike, 56-vjeçarja Jennifer Lopez, që në filmin "Office Romance", të regjisorit Ol Parker, luan përkrah Brett Goldstein, ka zbuluar se si u përgatit për skenën e saj me bikini.

Duke folur për emisionin Extra, Jennifer shpjegoi: "E di që do të jesh në ekran. Duhet të jesh e përgatitur, duke shkuar në palestër dhe duke u ushqyer siç duhet. Gjithçka ka të bëjë me ushqimin e shëndetshëm, zgjedhjen e gjërave të duhura për të ngrënë, stërvitjen dhe të qenit e vazhdueshme. Këto gjëra i them vazhdimisht.”

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe Brett Goldstein, aktori 45 vjeç, ka pranuar se ndjeu presion gjatë asaj skene të filmit.

I pyetur nëse ndihej nën presion, Brett – i njohur më së shumti për rolin e Roy Kent në serialin e suksesshëm Ted Lasso, tha: "Sigurisht që po! Po xhiroja një skenë me këtë këtu".

Ndërkohë, Jennifer u gëzua shumë kur pa që kënga e saj e vitit 2011, On the Floor, si edhe një rikrijim i fustanit të saj ikonik jeshil të ceremonisë Grammy, u shfaqën së fundmi në serialin Off Campus.

Aktorja Mika Abdalla veshi atë fustan dhe vallëzoi me këngën në serialin romantik-dramatik, dhe Jennifer u shpreh e lumtur që fansat më të rinj po rizbulojnë muzikën e saj më të vjetër.

Këngëtarja e hitit Jenny from the Block tha: "U mahnita vërtet. Ishte fantastike. Para së gjithash, po e shijoja serialin, por pastaj pashë çfarë ndodhi me këngën pas kësaj dhe sa virale u bë. Më pas u takuam dhe bëmë një TikTok së bashku, gjë që ishte shumë argëtuese".

Ajo tha se është e çuditshme që një këngë e krijuar 15 vjet më parë mund të rikthehet në klasifikime. 

"Është e pabesueshme. Kjo gjithashtu tregon shumë për industrinë e muzikës. Këngët që ke krijuar dhe i do shumë mund t’i prezantohen papritur një brezi krejtësisht të ri në një mënyrë tjetër. Është fantastike. Më pëlqeu shumë dhe mendova se mënyra si e realizuan ishte shumë e zgjuar. Më pëlqen shumë seriali."

Me regji nga Ol Parker dhe skenar të bashkëshkruar nga Brett Goldstein dhe Joe Kelly, “Office Romance” ndjek kryepersonazhin, Jackie, një shefe ekzekutive e fuqishme që fillon një romancë me avokatin e ri të linjës së saj ajrore, Daniel. Kur vendosin t'i anashkalojnë rregullat e kompanisë dhe të ndjekin zemrat e tyre, lidhja e fshehtë mes çiftit i vë të dy në rrezik të shkatërrimit të karrierës.

Në film, Lopez dhe Goldstein luajnë përkrah emrave të shquar si, Betty Gilpin, Amy Sedaris, Jodie Whittaker, Mary Wiseman, Tony Hale, Bradley Whitford dhe Edward James Olmos.

“Office Romance” nis së shfaquri në Netflix më 5 qershor.