Këngëtari i mirënjohur, John legend, ka treguar se gruaja e tij, modelja Chrissy Teigen, e ka lënduar qafën ndërsa përpiqej të bënte akrobacione në shtëpi.
“Ajo e lëndoi qafën duke u munduar të bëhej si një lloj akrobate, gjë që nuk është. Ndonjëherë ajo është e guximshme dhe provon të bëjë gjëra”, ka thënë John për The Entertainment Tonight.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shpjeguar se ajo tani është mirë, po ka thënë se gruaja e tij mund të jetë inspiruar nga e bija 8 vjeçe Luna.
“Mendoj se e ka tepruar duke e shikuar Lunan. Luna është duke bërë gjimnastikë që një kohë, por Chrissy mendonte se mund ta provonte të bënte disa lëvizje dhe nuk ishte ide e mirë”, ka treguar tutje këngëtari.

Në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, Chrissy ka thënë se “kam dashur të bëj qëndrimin në kokë”, gjë që shkoi keq.
John dhe Chrissy janë bashkë që nga viti 2006. Ata janë martuar në dy ceremoni të ndryshme në vitin 2013 dhe kanë tre fëmijë.