Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

John Travolta tregon pse është shfaqur me bereta në Festivalin e Cannes

John Travolta

John Travolta

Foto: Associated Press

Aktori legjendar, John Travolta, ka zbuluar arsyen e veçantë pse u shfaq me beretë gjatë Festivalit të Filmit në Cannes, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale.

72-vjeçari u pa me versione të ndryshme të beretës tri herë gjatë fundjavës, teksa festonte debutimin e tij si regjisor me filmin “Propeller One-Way Night Coach” në festivalin prestigjioz në Francë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një intervistë për CNN, Travolta ka shpjeguar se zgjedhja e tij ishte frymëzuar nga regjisorët klasikë të kinemasë.

“Regjisorët e vjetër mbanin bereta dhe syze. Dhe mendova: këtë do ta bëj edhe unë”, ka thënë ai.

Por përveç stilit, aktori ka treguar se kishte edhe një arsye personale dhe emocionale pas këtij imazhi.

“Kam më shumë se 50 vjet që bëj filma, por kur kthehem pas në kujtime, nuk arrij t’i dalloj ngjarjet nga njëra-tjetra”, u shpreh Travolta.

Ai ka thënë se këtë herë donte ta jetonte plotësisht rolin e regjisorit.

“I thashë vetes: ‘Këtë herë je regjisor. Luaje rolin e regjisorit. Duku si një regjisor i ‘shkollës së vjetër’’. Doja t’i bëja homazh figurës së regjisorit”, ka treguar ai.

Travolta ka shtuar se kjo pamje do ta ndihmojë ta kujtojë më qartë këtë moment të rëndësishëm në karrierën e tij.

“Kur ta shoh veten pas shumë vitesh, do të them: ‘Ah, kjo ishte koha e “Propeller One-Way Night Coach”, kjo ishte në Cannes, kjo ishte kur fitova Palmën e Artë’. Do ta kujtoj shumë më gjallërisht”, ka thënë aktori.

Para se të krijonte pamjen e tij, Travolta ka treguar se kishte studiuar fotografi të regjisorëve të famshëm. Edhe pse nuk përmendi një emër specifik, regjisorë si Francis Ford Coppola dhe Ingmar Bergman njiheshin për përdorimin e beretave.

Ai u shfaq për herë të parë me një beretë blu të errët në një video në Instagram, ku shihej duke mbërritur në Cannes me avionin e tij privat për premierën e filmit më 15 maj.

“Ditë e madhe, natë e madhe në Cannes. Qëndroni me mua!” kishte shkruar ai në postim.

Më vonë, në premierë, Travolta veshi një kostum të zi të kombinuar me një beretë ngjyrë të bardhë, ndërsa ditën tjetër u shfaq me një tjetër beretë të zezë gjatë një fotosesioni.

Filmi “Propeller One-Way Night Coach”, i bazuar në librin për fëmijë që Travolta publikoi në vitin 1997, është publikuar në mbarë botën në Apple TV+ më 29 maj.

Historia ndjek një djalë të ri të apasionuar pas aviacionit, Jeff, dhe nënën e tij, gjatë një udhëtimi me avion drejt Hollywoodit, ku përballen me surpriza që ndryshojnë jetën e tyre.

Ky projekt shënon herën e parë që Travolta është ulur në karrigen e regjisorit, ndërsa vajza e tij 26-vjeçare, Ella Travolta, interpreton rolin e një stjuardese në film.

Aktori e ka cilësuar fitimin e Palmës së Artë si një nga momentet më krenare të jetës së tij.

“Nuk kam qenë kurrë më krenar që kam fituar një çmim! Për mua, Palma e Artë në Cannes ka përfaqësuar gjithmonë artin në nivelin më të lartë. Është një përjetim që të përul”, ka shkruar ai në Instagram.