Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë të arrestuar për rrëmbimin dhe keqtrajtimin e një personi në Prishtinë

arrestim - pranga

Foto ilustrim

Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për rrëmbim, armëmbajtje pa leje dhe keqtrajtim fizik të një personi.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit, një femër dhe katër meshkuj kosovarë, dyshohet se më 10 maj kanë rrëmbyer një person dhe e kanë mbajtur për një kohë në një shtëpi, ku edhe e kanë maltretuar fizikisht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas policisë, të dyshuarit ia kanë marrë viktimës edhe një veturë.

Gjatë kontrollit nga autoritetet, është konfiskuar një armë pistoletë me një fishek, si dhe rreth dy gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt.