Reperi i njohur P.Diddy është shpallur i pafajshëm lidhur me akuzat për komplot për krim të organizuar, trafikim seksual të Cassie Venturas dhe trafikim seksual të një gruaje tjetër të njohur si Jane. Ndërsa është shpallur fajtor për dy pika për transportim me qëllim të angazhimit në prostitucion, raporton "BBC".
Akuzat për të cilat është shpallur fajtor përmbajnë një dënim me burgim prej maksimalisht 10 vjetëve, për secilën pikë. E akuzat nga të cilat u lirua përmbanin dënim deri me burgim të përjetshëm.
Juria arriti vendim unanim, pas një rikonsultimi që zgjati 13 orë.
Mbrojtja e Diddyt ka kërkuar që ai të lirohet me dorëzani prej 1 milion dollarë, e ta presë në liri vendimin final. Prokuroria ka kërkuar që ai të mbahet prapa grilave derisa të kumtohet dënimi. E gjykatësi ka thënë se do ta shqyrtojë mundësinë e lirimit me dorëzani.
Diddy ka qenë prapa grilave që nga shtatori i vitit të kaluar. Në gjykimin e tij, që zgjati gati dy muaj, dëshmuan 34 dëshmitarë, përfshirë edhe ish të dashurat e tij.
BBC-ja ka raportuar se mbështetës të reperit P.Diddy janë përplasur me influencues pranë gjykatës, pasi u dha verdikti për fajësinë e tij.
Disa kërkuan që Diddy të shpallej fajtor për akuza më serioze, teksa mbështetësit e tij kundërshtuan.
Pas vendimit të gjykatës ka dalë me reagim reperi i njohur amerikan, 50 Cent, që tha se “Diddy i mundi federalët, ai djalë i keq, njeri i keq, e mundi Rikon, ai është gej, John Gotti", duke aluduar në një kriminel amerikan që ishte dënuar për disa vepra penale”.
P.Diddyt i mohohet lirimi me kusht
Sean “Diddy” Combs i është mohuar lirimi me kusht nga gjykata.
CNN ka raportuar se gjykatësi Arun Subramanian ka dalë me vendimin që të mos ia japë të drejtën që Combs të japë dorëzaninë prej 1 milion dollarësh e që ta presë në liri vendimin final.
Ai u shpall fajtor të mërkurën për transportim me qëllim të angazhimit në prostitucion, derisa kjo po konsiderohet si vepra më e lehtë. Akuzat për të cilat është shpallur fajtor përmbajnë një dënim me burgim prej maksimalisht 10 vjetëve, për secilën pikë. E akuzat nga të cilat u lirua përmbanin dënim deri me burgim të përjetshëm.
Mbrojtja e P.Diddyt del me rekomandim për trupin gjykues
Pas vendimit të gjykatës ndaj reperit P.Diddy, që u lirua nga akuzat për krim të organizuar, trafikim seksual dhe komplot, mbrojtja e tij ka dalë me një propozim për trupin gjykues.
Në një letër të siguruar nga CNN, avokatët e tij kërkuan që P.Diddy të paguajë një shumë që do t'ia lejonte lirimin me kusht.
Në vijim është letra me propozimet e bëra:
Të paguhet një obligacion prej 1 milion dollarësh, i bashkëfirmosur nga Sean John Combs (P.Diddy), nëna e tij, motra dhe nëna e vajzës së tij më të madhe;
Udhëtimi i Combs do të kufizohet në pjesë të Floridës, Kalifornisë, New Yorkut dhe Neë Yerseyt (Combs ka shtëpi në Florida dhe Kaliforni, dhe dy shtetet e fundit do të mbulojnë vizitat me avokatët dhe pjesëmarrjen në gjykatë);
Dorëzimi i pasaportës së Combs;
Testimi i drogës nga shërbimet paraprake;
“Të gjitha kushtet e tjera standarde të mbikëqyrjes paraprake.”
Procesi gjyqësor ndaj tij do të vazhdojë.
Ai u shpall fajtor të mërkurën për transportim me qëllim të angazhimit në prostitucion, derisa kjo po konsiderohet si vepra më e lehtë. Akuzat për të cilat është shpallur fajtor përmbajnë një dënim me burgim prej maksimalisht 10 vjetëve, për secilën pikë. E akuzat nga të cilat u lirua përmbanin dënim deri me burgim të përjetshëm.