Këngëtari i njohur, Justin Bieber, për festën e baballarëve ka ndarë një postim të çuditshëm në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, ka raportuar Page Six.
“Jam babai me të cilin nuk duhet të ngatërroheni”, ka shkruar krijuesi i hitit “Peaches”, nën një fotografi bardh e zi të vetes së tij, ku shfaqet edhe një emoji që tregon gishtin e mesëm.

Ky postim ka marrë mbështetje nga gruaja e tij, modelja Hailey Bieber, e cila e ka pëlqyer atë.
“Jam njeri paqësor, por kush do që ngatërrohet me fëmijët e mi, nuk duhet të më mbaj përgjegjës për veprimet që ndërmarr”, komentuar një person.
Një tjetër adhurues i kishte shkruar se po duket sikur po përdor shumë substanca narkotike.
“Te dua shumë dhe jam shumë e shqetësuar për ty mbret”, ka komentuar një tjetër.
Ndërkohë, Bieber, edhe ditë më parë ka bërë një postim të pakuptimtë, ku përfshiheshin fotografi bardh e zi.
“I lodhur nga marrëdhëniet tranzicionale. Nëse më duhet të bëj diçka në mënyrë që të më duan, kjo nuk është dashuri”, pati shkruar ylli.
Postimin ai e pati shoqëruar me dy fotografi të turbullta dhe shumë adhurues i janë përgjigjur përmes komenteve, duke shprehur shqetësimet për yllin 31-vjeçar të popit.
Ai orë më parë, ka bërë një tjetër postim në InstaStory, përmes së cilit ju ka thënë adhuruesve të mos e pyesin a është mirë.
“Boll më pyetët a jam mirë. Boll më pyetet si po ia kaloj. Unë nuk jua bëj juve kështu. Sepse e di se si është jeta për të gjithë ne. Është e vështirë. Le t'i inkurajojmë njerëzit tanë e jo të i shpërfaqim pasiguritë te njëri-tjetri. Shqetësimet tuaja nuk po duken si kujdes”, ka shkruar këngëtari.
