Showbiz

Katy Perry dhe Justin Trudeau kapen duke u puthur në jaht

Ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry

Ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry janë fotografuar duke u puthur dhe përqafuar në një jaht luksoz pranë brigjeve të Kalifornisë, sipas raportimeve të publikuara nga “Mail on Sunday”. 

Çifti ndodhej mbi jahtin “Caravelle”, ndërsa fotot, sipas burimit, janë shkrepur nga një turist në një varkë.

“Jahti i tyre iu afrua një varke dhe ata u panë tek putheshin. Nuk e kuptova kush ishte ai derisa pashë tatuazhin në krah dhe menjëherë kuptova se ishte Justin Trudeau”, ka thënë turisti.

Trudeau ka një tatuazh të një korbi Haida në shpatullën e tij të majtë, shenjë dalluese që ndihmoi në identifikimin e tij.

 

 

Thashethemet për marrëdhënie të mundshme mes Perryt dhe Trudeaus kanë qarkulluar prej muajsh.

Dyshja u vu re së bashku në muajin korrik duke darkuar në restorantin “Le Violon” në Montreal, çka ndezi spekulimet për një lidhje romantike. Lajmi u raportua fillimisht nga TMZ.

Trudeau dhe bashkëshortja e tij Sophie Grégoire kanë njoftuar ndarjen e tyre në vitin 2023 pas 18 vitesh martesë. Edhe Katy Perry është ndarë nga partneri i saj Orlando Bloom në korrik të po atij viti.