Aktorja dhe këngëtarja 40-vjeçare, Kelly Osbourne – e cila u bë e famshme në reality shown “The Osbourne” kur ishte 17-vjeçare – ka pasur “rreth tri oferta” nga rrjetet televizive të bëjë reality show të vetin. Kelly ndihet se ajo mund ta “përballojë” më mirë situatën tash pasi është më e vjetër, shkruan “Female First”.
“Kam pasur rreth tri oferta për të bërë një reality show bazuar në mua, të cilin po mendoj ta bëj seriozisht”, ka thënë Kelly Osbourne në një intervistë për revistën britanike “Hello!”
“Ndiej sikur jam gati ta bëj përsëri një reality show. Di si ta përballoj tash, e di se çfarë vjen me të dhe e di se sa më i ndershëm që je, aq më pak njerëz ke rreth vetes”.
Kelly thotë se reality show i saj do ta lejojë atë të njihet më tepër, e jo vetëm si vajza e yllit të muzikës heavy metal Ozzy Osbourne.
“Dua të lë gjurmët e mia në këtë botë. Kam qenë e njohur si vajza e Ozzyt mjaftueshëm gjatë, tash është koha që unë ta bëj atë që dua ta bëj”, thotë Kelly.
Por, pavarësisht se sa i ngjeshur është orari i saj i punës, Kelly insiston se gjithmonë do të kujdeset për djalin e saj trevjeçar Sidney.
“Nuk dua që dikush tjetër ta rrisë fëmijën tim. Unë do ta bëj këtë”, tha Kelly, që është në lidhje me këngëtarin Sidney Wilson.
Kelly ëndërron të ketë një familje të madhe.
“Dua të kem sa më shumë fëmijë të jetë e mundur dhe pastaj të adoptoj”, tha ajo.
Por, gjatë shtatzënisë, Kelly tregon se “u fsheh nga bota” pasi kishte frikë se do ta ngacmonin për peshën e saj.
“Nuk dola nga shtëpia ime për nëntë muaj, pasi nuk doja që ajo që i ndodhi Jessica Simpsonit të më ndodhte edhe mua (tallja për trupin)”, tha ajo.