Showbiz

Kendrick Lamar dhe Lady Gaga kryesojnë nominimet për çmimet “Grammy 2026”

Kendrick Lamar dhe Lady Gaga

Kendrick Lamar dhe Lady Gaga

Kendrick Lamar dhe Lady Gaga kanë marrë më së shumti nominime për çmimet “Grammy 2026”, ndërsa për herë të parë zhanri K-Pop ka depërtuar në kategorinë prestigjioze “Kënga e vitit”.

Për të dytin vit me radhë, reperi Lamar, kryeson listën me nëntë nominime, përfshirë edhe atë për “Albumin e Vitit” me projektin GNX.

Edhe Lady Gaga është nominuar për çmimin kryesor me albumin Mayhem, një rikthim te rrënjët e saj elektro-pop dhe një projekt që eksploron historinë e saj artistike. Ajo ka gjithsej shtatë nominime.

Ndërkohë, dy këngë të K-Pop janë përfshirë për herë të parë në garën për “Këngën e Vitit”: bashkëpunimi Rose dhe Bruno Mars, me hitin APT, dhe Golden nga Hunter/x, kënga kryesore e filmit të animuar të Netflixit, K-Pop Demon Hunters.

Të dy artistët, Gaga dhe Lamar, kanë pasur nga pesë nominime të mëparshme për “Albumin e Vitit”, por asnjëri nuk e ka fituar ende gramofonin e artë në këtë kategori.

Nëse Lamar fiton, GNX do të bëhej albumi i parë rep që merr çmimin kryesor që nga Speakerboxxx/The Love Below i Outkast në vitin 2004.

Ai do të përballet me konkurrencë të fortë nga Tyler, The Creator me albumin e tij eksperimental Chromakopia dhe nga dyshrja e rikthyer Clipse me projektin Let God Sort Em Out — publikimi i tyre i parë që nga viti 2009. Kjo është hera e parë në historinë e Grammyve që tre albume rep futen në listën e shkurtër për “Albumin e Vitit”.

Në mesin e të nominuarve është edhe ylli portorikan Bad Bunny, i cili pritet të jetë performuesi kryesor në Super Bowl 2026. Ai është nominuar për albumin Debí Tirar Más Fotos.

Ky është vetëm rasti i dytë që një album plotësisht në gjuhën spanjolle nominohet për “Albumin e Vitit” – i pari ishte Un Verano Sin Ti i vetë Bad Bunnyt në vitin 2022.

Ndërkohë, për herë të parë që nga viti 2006, Taylor Swift nuk është nominuar në asnjë kategori.

Çmimet “Grammy 2026” do të jepen më 1 shkurt në Los Angeles.

Kush ka më shumë nominime?

  • Kendrick Lamar - 9
  • Lady Gaga - 7
  • Bad Bunny, Sabrina Carpenter, Leon Thomas - 6

Kënga e Vitit

  • Lady Gaga – Abracadabra
  • Doechii - Anxiety
  • Rosé & Bruno Mars - APT
  • Bad Bunny - DtMF
  • Hunter/x - Golden
  • Kendrick Lamar feat SZA - Luther
  • Sabrina Carpenter - Manchild
  • Billie Eilish - Wildflower

Regjistrimi i vitit (Kënga më e mirë për performancë dhe prodhim)

  • Bad Bunny - DtMF
  • Sabrina Carpenter - Manchild
  • Doechii - Anxiety
  • Billie Eilish - Wildflower
  • Lady Gaga – Abracadabra
  • Kendrick Lamar feat SZA - Luther
  • Chappell Roan - The Subway
  • Rosé & Bruno Mars - APT

Albumi i Vitit

  • Bad Bunny - Debí Tirar Más Fotos
  • Justin Bieber - Swag
  • Sabrina Carpenter - Man's Best Friend
  • Clipse – Let God Sort Em Out
  • Lady Gaga - Mayhem
  • Kendrick Lamar - GNX
  • Leon Thomas – Mutt
  • Tyler, the Creator – Chromakopia

Artisti i ri më i mirë

  • Olivia Dean
  • Katseye
  • The Marias
  • Addison Rae
  • Sombr
  • Leon Thomas
  • Alex Warren
  • Lola Young