Showbiz

Kënga e Unikkatilit në stilin soul jazz të viteve ’70

Unikkatil

Viktor Palokaj - Unikkatil (Foto - ilustrim KOHA)

Një nga këngët më të njohura të reperit shqiptar në SHBA, Unikkatil, “Qëndro”, ka marrë një formë krejtësisht të re, këtë herë në stilin e muzikës soul jazz të viteve ’70.

Trendi ku këngë hite në hip-hop nga reperët botëror po kthehen në zhanre tjera tashmë kanë prekur edhe muzikën shqiptare.
Versioni i këngës është realizuar përmes inteligjencës artificiale nga një profili i quajtur “Westog” në rrjetin social TikTok e më pas në platformën YouTube.

VIDEO:

Kënga “Qëndro” është pjesë e albumit “Shihemi n’Përkujtime”, e publikuar në vitin 2004.

Reperi shqiptar i cili jeton në SHBA, Viktor Palokaj, i njohur si Unikkatil, këngën e fundit e ka publikuar në vitin 2023 me titullin “Reja”.