Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lionel Richie rikthehet në skenë pas vizitës në spital

Lionel Richie

Lionel Richie

Foto: Associated Press

Këngëtari legjendar Lionel Richie është rikthyer në skenë vetëm pak ditë pasi u dërgua në spital për shkak të një marramendjeje gjatë koncertit të parë të turneut të tij në St. Paul, Minnesota.

77-vjeçari performoi në Pittsburgh dhe i siguroi fansat se ndihej mirë, duke bërë edhe shaka me situatën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ju bëra të shqetësoheni për një moment, apo jo? Nuk e keni idenë çfarë kam kaluar në 24 orët e fundit, duke dëgjuar miqtë e mi që më jepnin këshilla se çfarë duhej të bëj”, ka thënë ai para publikut.

Richie ka pranuar se kishte injoruar këshillat për të pushuar dhe vendosi të vazhdonte turneun.

Gjatë koncertit interpretoi disa nga hitet e tij më të njohura, si “Hello”, “Running with the Night”, “Stuck on You”, “Endless Love” dhe “All Night Long (All Night)”, si edhe këngët e grupit të tij të dikurshëm, Commodores, përfshirë “Easy”, “Three Times a Lady” dhe “Brick House”.

Pas interpretimit të “Brick House”, ai bëri sërish humor me publikun.

“Unë kam vendin më të mirë në sallë. Shoh gjithçka. Dhe ajo ishte vallëzimi më i çmendur që kam parë ndonjëherë. Sikur fëmijët dhe nipërit t’ju shihnin në këtë gjendje...”, ka thënë ai mes të qeshurash.

Marramendja e detyroi Richien të ndërpriste koncertin javën e kaluar, ndërsa po këndonte hitin e tij të vitit 1986, “Dancing on the Ceiling”. Megjithatë, në koncertin e radhës ai u shfaq plot energji, duke vallëzuar në skenë dhe duke treguar se ishte rikuperuar.

Në mbështetje të rikthimit të tij reagoi edhe ish-bashkëshortja, Brenda Richie. Ajo ripostoi në rrjetin X një mesazh të një fansi ku thuhej: “Ai është ikonë. Askush nuk duhet t’i tregojë se kur është koha të ndalet”.