Këngëtarja Lizzo është shprehur se ndihet “thellësisht e ofenduar” nga mënyra se si media fliste për trupat e grave në fund të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000.
Këngëtarja 37-vjeçare, me emrin Melissa Jefferson, e bëri këtë deklaratë gjatë një bisede në podcastin e aktivistes amerikane Monica Lewinsky, ku u diskutua për ndryshimin e standardeve të bukurisë ndër vite, ka raportuar FemaleFirst.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë podcastin “Reclaiming”, Lizzo ka reaguar pasi Lewinsky tregoi se dikur kishte “qarë për orë të tëra” për shkak të një karikature fyese ndaj saj, duke e shtyrë këngëtaren të reflektojë mbi trajtimin e grave në publik.
Ajo përmendi edhe rastin e këngëtares Jessica Simpson, e cila në vitin 2009 u kritikua ashpër në media për veshjen e saj me xhinse me bel të lartë që njihen si “mom jeans”.
“Do të them fillimisht se mënyra si flasim sot për trupat dhe standardet për trupin e dobët apo më të madh ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë. Ndonjëherë ndihem vërtet e ofenduar nga mënyra si media ka folur për trupat tuaj apo për xhinset e Jessica Simpsonit. Nuk mendoj se gjenerata e re e kupton sa e ashpër dhe e rreptë ka qenë shoqëria me trupat e grave – edhe për ato që sot do të konsideroheshin të dobëta apo normal”, ka thënë ylli.
Ajo ka folur edhe për përvojën e saj personale kur hyri në industrinë e muzikës.
“Mendoj se kur dola në skenë, njerëzit mendonin: ‘Prit pak, nuk e dinim që mund të ishin kaq të mëdha’. Më është dashur të jem e pamohueshme, në talent, në bukuri, në karakter dhe në atë që jam. Sepse vetëm kjo mjaftonte që të përpiqeshin të më mohonin… më refuzonin që në derë vetëm për shkak të trupit tim”, ka thënë ajo.
Duke folur për ndryshimet në trupin e saj, ajo shtoi se edhe për këtë njerëzit patën pyetje.
“Kur trupi im ndryshoi… disa njerëz thoshin: ‘A nuk e doje veten në të vërtetë?’”, ka thënë këngëtarja.
Lizzo ka theksuar se ndryshimet që ka bërë në jetën e saj lidhen me kujdesin për veten.
“E vërteta është se unë e dua shumë veten për të bërë këto ndryshime. Ndryshimet erdhën nga zakone që kam përmirësuar në jetën time, që të ndihem mirë fizikisht në trupin tim, dhe kjo arrihet vetëm duke e dashur veten”, ka thënë ajo.
Në fund, artistja ka dhënë një mesazh për pranimin e trupit.
“Trupi yt do të ndryshojë dhe duhet ta përqafosh atë ndryshim. Çdo ditë ndryshon… dhe duhet të ecësh me këtë ritëm. Kjo është ajo që do të thotë ‘body positivity’”, ka thënë ajo.