Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Madonna rikthehet me “Confessions II”

Madonna

Madonna

Këngëtarja e mirënjohur, Madonna, ka publikuar albumin e ri “Confessions II”, vazhdim i projektit të saj të suksesshëm të vitit 2005, “Confessions on a Dance Floor”. Në ballinën e diskut, ajo shfaqet me fytyrën e mbuluar nga një vello ngjyrë vjollcë, duke reflektuar idenë e transformimit dhe identiteteve të ndryshme.

“Nganjëherë më pëlqen të fshihem në hije. Të krijoj një personazh të ri, një identitet tjetër. Mund të jem kushdo që dua të jem”, thuhet në hapje të albumit, ka shkruar BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Albumi shënon rikthimin e saj në botën e muzikës dance, të frymëzuar nga klubet dhe skena e viteve ’80 dhe ’90, si dhe nga eksperienca personale pas një sëmundjeje serioze.

Madonna bashkëpunon sërish me producentin Stuart Price, me të cilin pati krijuar edhe albumin origjinal, ndërsa synimi ishte që projekti të ishte “po aq i mirë ose më i mirë” se i pari. Kritika thekson se, megjithëse nuk e arrin plotësisht atë nivel, albumi i afrohet shumë.

Fillimi i albumit vlerësohet si pjesa më e fortë, me këngë energjike dhe ritme të klubeve të natës. Këngë si “I Feel So Free”, “Good For The Soul” dhe “Love Sensation” krijojnë atmosferë euforike dhe rikthejnë stilin klasik të Madonnës.

Megjithatë, në mes të albumit ka momente më eksperimentale që konsiderohen më të dobëta, me vokale të copëtuara dhe mesazhe të përsëritura për “lirinë përmes vallëzimit”.

Pikat më të forta të albumit vijnë kur Madonna bëhet personale dhe autobiografike. Një nga këngët më të vlerësuara është “Danceteria”, që rikthen kujtimet e saj nga klubet e New Yorkut ku nisi karrierën.

Po ashtu, “Bring Your Love”, në bashkëpunim me Sabrina Carpenter, trajton fuqizimin e grave dhe refuzimin e gjykimeve në industrinë e muzikës.

“Mos u përpiq të më shpërqendrosh me numra”, ka thënë Madonna, duke kritikuar fokusin në algoritme dhe statistika të suksesit.

Albumi prek edhe tema personale dhe emocionale, përfshirë humbjen dhe familjen. Këngë si “Fragile” dhe “Betrayal” trajtojnë marrëdhënie të vështira dhe humbje të afërmish, ndërsa “The Test”, në bashkëpunim me vajzën e saj Lourdes, eksploron marrëdhënien nënë-bijë.

Albumi mbyllet me “L.E.S”, një reflektim nostalgjik mbi rininë dhe dashurinë e parë në New York.