(E përditësuar 15:04) - Numri i të plagosurve në Podujevë është katër, një më shumë seç kishte njoftuar Policia e Kosovës. Katër të plagosurit aktualisht po trajtohen në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Gjendja e të plagosurve është e rëndë, por stabile, ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
Syla për KOHËN ka thënë se katër persona janë pranuar me plagë skllopetare (armë zjarri).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Para 30 minutave, janë sjellë katër pacientë nga lëndimet me armë zjarri. Disa prej tyre i kanë përfunduar ekzaminimet. Gjendja e tyre është rëndë, por stabile. Njëri prej tyre është dërguar në sallën operative. Tre të tjerë po trajtohen në qendrën emergjente. Të katërtit janë moshë mesme”, ka thënë Syla
Tre të plagosur nga të shtënat në Podujevë
(E përditësuar 14:19) -
Sipas Pllanës, të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo- hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë ai.
Raportohet për të shtëna në Podujevë
(14:08) - Është raportuar për të shtëna me armë në qendër të Podujevës pasditen e së enjtes.
Sipas videove të transmetuara në rrjetet sociale nga mediat lokale, në sheshin e Podujevës shihen njerëz të shtrirë në tokë derisa Policia e ka rrethuar zonën. Dyshohet për të plagosur.
KOHA ka kontaktuar me Policinë për të mësuar detaje. Posa të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.
Dyshohet se të plagosurit në Podujevë kanë lidhje familjare
Të plagosurit në Podujevë dyshohet se kanë lidhje familjare, ka thënë prokurori kujdestar Menduhi Kastrati.
Ai ka thënë se është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe se deri më tani nuk ka informacione për viktima.
“Për persona të lënduar kemi informata që janë duke u dërgu në QKUK, mirëpo për të vrarë nuk kemi informata. Jemi duke shku në vend të ngjarjes. Informatat janë se dyshohet se janë familjarë, kanë lidhje familjare, por detaje nuk kam as unë. Motivet ende nuk dihen, policia është e angazhuar”, ka thënë Kastrati për “Betimi për Drejtësi”.