Aktori i njohur Matt Damon, i ka qëndruar pranë në qaste të vështira jetësore, shokut të tij të ngushtë, aktorit e regjisorit të mirënjohur, Ben Affleck.
Ai ka thënë se i ka qëndruar pranë Affleckut kur u përball me vështirësitë që pati me abuzimin e alkoolit si dhe gjatë periudhave të vështira të dy divorceve, njëherë me ish-bashkëshorten, aktoren Jennifer Garner, e pastaj edhe me ish-bashkëshorten tjetër, artisten Jennifer Lopez.
Dyshja kanë qenë shokë që në fëmijëri dhe bashkë kanë shkuar edhe drejt suksesit të famës në Hollywood, pasi fituan çmimin “Oscar” për punën që kanë bërë në projektin filmik “Good Will Hunting”, për të cilin kanë shkruar bashkë skenarin.
Gjatë një paraqitje në emisionin “The Howard Stern Show”, Affleck ka folur se sa shumë ka pirë alkool ndërkohë që udhëheqësi i emisionit ia përmendi dy martesat e dështuara e pastaj e pyeti Damonin se a mund të shkonte të Affleck e i thoshte se është aty për t’i ndihmuar, ka raportuar FemaleFirst.
“Po, shoqëria jonë nuk ndikohet nga fjalët e njerëzve. Kam qenë aty për të gjitha”, ka thënë Damon.
Affleck pastaj e lavdëroi shokun duke thënë se kjo ka pasur shumë rëndësi për të.
“Kjo ka pasur shumë rëndësi për mua. Ky është kuptimi i shoqërisë së vërtetë”, ka thënë Affleck.
Stern pastaj e krahasoi shoqërinë e tyre me “romancë të madhe”, ndërkohë që Affleck u përgjigj duke thënë se “definitivisht është dashuri”.
“Sidomos si një djalë i ri, mendoj se kemi qenë shumë më shumë. E kemi kuptuar më së miri se si funksionojnë këto marrëdhënie shoqërore, e çfarë rëndësie kanë pasur për ne dhe si këto lidhje ta formojnë identitetin që në shkollë të mesme”, ka thënë Affleck.
Damon ka folur edhe se si janë bërë të famshëm bashkë me Affleckun.
“Kemi fituar llotarinë. Kemi fituar bashkë... evoluimi disi stagnon pak në momentin kur bëhesh i famshëm sepse njerëzit të trajtojën ndryshe”, ka thënë Damon.