Showbiz

Motra e Dolly Partonit kërkon nga fansat që të luten për yllin

Dolly Parton

Dolly Parton

Foto: Associated Press

Motra e këngëtares së njohur të muzikës country, Dolly Parton, ka kërkuar nga fansat që të luten për shëndetin e yllit, pasi javën e kaluar e ka anuluar koncertin në Los Angeles për shkak të problemeve shëndetësore.

79-vjeçarja ka shtyrë koncertet që do të fillonin të mbaheshin në muajin dhjetor, duke u thënë fansave se i duhen disa producentë të ri në mënyrë që ata të merren me çështjet shëndetësore, ka raportuar BBC.

“Mbrëmë kam qëndruar zgjuar gjithë natën duke u lutur për motrën time, Dollyn. Shumë prej jush e dini se ajo nuk ka qenë mirë me shëndet kohët e fundit”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, motra e yllit, Freida Parton.

 

Ajo ka thënë se beson në fuqinë e lutjeve dhe se po dëshiron që t’i lusë të gjithë ata që e duan këngëtaren të luten bashkë me të.

Freida ka përfunduar porosinë me një përditësim.

“Ajo është e fortë, të gjithë e duan, dhe me  të gjitha lutjet që do të bëhen për të, e di thellë brenda meje se ajo do të jetë mirë. Ia dëshiroj të gjitha të mirat e Zotit, motra ime Dolly, të gjithë të duam”, ka shkruar ajo.

Parton është paraparë të performojë në “The Coloseum në Caesars Palace”, Los Angeles, në muajin dhjetor, por ajo i ka shtyrë koncertet deri në muajin shtator të vitit të ardhëm, duke thënë se nuk ka kohë të mjaftueshme për të bërë prova.

Ajo nuk ka treguar specifikisht se çfarë problemi shëndetësor ka, por se fundmi ajo është detyruar të largohet edhe nga ngjarja “Dollywood” pasi është diagnostikuar me gurë në veshkë, gjë që ka thënë se po i shkakton shumë probleme.

Më herët gjatë këtij viti, ajo ka humbur burrin e saj, Carl Dean, pas gati 60 vjetësh martesë.

Ajo i ka dedikuar këngën e re, “If You Hadn’t Been There”, në nderim të kujtimit të tij.

Muzikantja është e njohur për hitet “Coat of Many Colors”, “I Will Always Love You”, “9 to 5” dhe “Jolene”.