Showbiz

Nick Reiner, akuzohet për vrasjen e prindërve Rob dhe Michelle

Nick Reiner

Nick Reiner

Foto: Associated Press

Prokurorët në Los Angeles, po e akuzojnë Nick Reinerin, për vrasjen e prindërve të tij, regjisorit të mirënjohur të Hollywoodit, Rob Reiner dhe gruas së tij Michelle.

Nick Reiner po përballet me dy akuza për vrasjet të shkallës së parë, ka thënë avokati Nathan Hochman, ka raportuar BBC.
 

Nick Reiner, djali i regjisorit të njohur të Hollywoodit, Rob Reiner, fotografi nga Associated Press

Ai mund të marrë dënim me vdekje apo me burgim të përjetshëm pa të drejtë apelimi nëse shpallet fajtor.

Akuzat vijnë dy ditë pasi çifti është gjetur i vdekur në shtëpinë e tyre në Brentwood të Kalifornisë. Ata kishin disa plagë nga thika.

Gjatë një konference për media, të martën, Hochman ka thënë se ende nuk është marrë vendim nëse i akuzuari do të përballet edhe me dënim me vdekje.

I dyshuari, 32-vjeçar, gjithashtu akuzohet se ka përdorur armë të rrezikshme vdekjeprurëse, si thika.
Rob Reiner ka qenë regjisor i shumë filmave të Hollywoodit, përfshirë “A Few Good Men” dhe “This is Spinal Tap”.

Michelle Singer Reiner ka qenë aktore, fotografe dhe producente, si dhe themeluese e agjencisë së fotografisë e produksionit “Reiner Light”.

Rob dhe Michelle kishin tre fëmijë së bashku, dy djem, Jack dhe Nick, dhe vajzën Romy, si dhe ai ka birësuar Tracy Reinerin, të bijën e ish-gruas së tij Perry Marshall. 
 

Familja Reiner, fotografuar nga Getty Images

Romy, e cila është më e vogla, i ka gjetur trupat e vdekur të prindërve në shtëpinë e tyre.

Rob më herët pati folur për vështirësitë e djalit të tij Nick, që ishte pishte përdorues i substancave narkotike.

Në vitin 2015, ai pati bërë një film gjysmë-autobiografik, “Being Charlie”, në të cilin pati bashkëpunuar me të birin, Nick.

Në këtë film bëhet fjalë për një adoleshent të varur nga droga dhe rrugës së vështirë të tij drejt shërimit.

Në atë kohë, Rob, pati thënë se përgjatë punës në këtë film, marrëdhënia me të birin ishte përmirësuar.

Kështu edhe, Nick i pati thënë Varietyt se e ka përmirësuar dukshëm marrëdhënien me babain përgjatë krijimit të filmit