Aktori i njohur Nicolas Cage, fitues i çmimit “Oscar”, është në bisedime për të marrë rolin kryesor në sezonin e pestë të dramës kriminale “True Detective”.
Sipas The Hollywood Reporter, ani pse roli i tij nuk është zbuluar ende, pritet që Cage të portretizojë një oficer policie në qendër të një tjetër misteri.
Ky sezon do të pasojë suksesin e madh të sezonit të katërt, “True Detective: Night Country”, ku protagoniste ishte fituesja e “Oscarit”, Jodie Foster.
Ky kapitull u prit me lavdërime dhe, siç theksojnë kritikët, “ringjalli serialin” pas dy sezoneve të mëparshme më pak të pëlqyera.
Issa López, i cili udhëhoqi me sukses sezonin e katërt, pritet të rikthehet edhe për sezonin e ri. HBO ka njoftuar se ngjarjet e sezonit të pestë do të zhvillohen në Jamaica Bay, New York, ndërsa premiera është planifikuar për vitin 2027.
Edhe
Nicolas Cage: Nuk dua të kufizohem në një lloj roli
The Insneider Newsletter, ka raportuar të enjten se bisedimet me Cage kanë nisur që në fillim të verës, kur HBO u pyet për herë të parë rreth përfshirjes së aktorit.
Cage ka përjetuar ringjallje të karrierës së tij vitet e fundit, duke marrë vlerësime të mëdha me filmat “Pig”, “The Unbearable Weight of Massive Talent” dhe “Dream Scenario”.