Xhirimet e sezonit të pestë të serisë së njohur “Emily in Paris”, janë pezulluar pas vdekjes së një asistent regjisori në Venecia.
Një 47-vjeçar italian u rrëzua në shesh-xhirim në një hotel në Venecia, konfirmuan zyrtarët e qytetit të premten.
Autoritetet dyshojnë se ai pësoi një atak në zemër. Aktualisht nuk dihet se sa kohë do të pezullohet xhirimi i serialit, transmeton KP.
Edhe pse “Emily in Paris” zhvillohet në kryeqytetin francez, disa episode të sezonit të ri po xhirohen në Itali, përfshirë Romën dhe Venecia.
“Netflix” ka paralajmëruar se sezoni i pestë do të shfaqet premierë pak para Krishtlindjeve. Sipas raportimeve të mediave italiane, asistent-regjisori vdiq derisa një nga skenat e fundit po xhirohej në një nga hotelet më të famshme të qytetit.
Sipas raportimeve, i ndjeri ishte me origjinë nga Venecia dhe punoi në industrinë ndërkombëtare të filmit për shumë vite. Këshilli i qytetit i shprehu ngushëllimet familjes së tij.