“Old Guy” është një film i zhanrit aksion dhe komedi që vjen i realizuar nga regjisori, Simon West, i njohur për filmat “Con Air” dhe “The Expendables 2”. Xhirimet kanë zënë vend në Irlandën Veriore, ndërsa në rolet kryesore i sjell aktorët e famshëm të Hollywoodit, Christoph Waltz, Lucy Liu dhe Cooper Hoffman.
Filmi e rrëfen historinë e një vrasësi me porosi që i është afrtuar pensionimit për shkak se vuan nga artriti, por befas i vjen një mundësi për të punuar në terren si trajnues i Wihlborgut, një vrasës i ri dhe i talentuar, i cili shquhet për guximin e pashoq. Misioni i tyre në Irlandën e Veriut bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar pasi lindin dyshimet se Wihlborg mund të jetë pjesë e një skeme për të zëvendësuar sistematikisht brezin e vjetër të vrasësve me pagesë. Lucy Liu po ashtu luan në projektin e mbushur me skena aksion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesë e kastës së aktorëve janë edhe Ryan McParland, Ann Akinjirin, Jason Done, Tony Hirst, Kate Katzman, Conor Mullen dhe Rory Mullen.
“Old Guy” do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë e Amerikës nga 21 shkurti i vitit 2025.