Këngëtarja Olivia Rodrigo ka siguruar për herë të tretë radhazi vendin e parë në listën Billboard 200 me albumin e saj më të ri, “You Seem Pretty Sad for a Girl So in Love”, ka shkruar Variety.
Albumi, i publikuar më 12 qershor, debutoi në krye të klasifikimit me 485 mijë kopje të shitura, duke shënuar javën më të suksesshme të karrierës së saj dhe rezultatin më të mirë të këtij viti për një artiste solo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSuksesi u ndikua edhe nga publikimi i 15 versioneve fizike të albumit. Vetëm shitjet e disqeve vinyl arritën në 164 mijë kopje, rekordi i vitit 2026 për një artiste grua.
Ky është albumi i tretë radhazi i Rodrigos që arrin në vendin e parë, pas “Sour” (të vitit 2021) dhe “Guts” (të vitit 2023).
Para publikimit të albumit, këngëtarja ka prezantuar këngën “Drop Dead”, e cila arriti në krye të klasifikimeve, si dhe singlin “The Cure”, që u rendit në vendin e pestë.
Ajo po përgatitet gjithashtu për turneun e saj ndërkombëtar “Unraveled”, i cili nis më 25 shtator në Hartford të Connecticut dhe do të vazhdojë në Amerikën e Veriut, përpara se të zhvendoset në Evropë në vitin 2027.
Kritiku i Variety, Chris Willman, e ka vlerësuar albumin për mënyrën e rrëfimit dhe sinqeritetin e artistes.
“Aftësia e saj për të treguar kaq mirë të gjithë rrjedhën e një marrëdhënieje është një tjetër dëshmi se Olivia Rodrigo është një talent i jashtëzakonshëm, përtej zërit të saj të veçantë”, ka shkruar ai.
Albumi i Rodrigos ishte i vetmi që debutoi në mesin e dhjetë më të mirëve të Billboard 200 këtë javë. Ai zuri vendin e albumit “Iceman” të këngëtarit Drake, i cili kishte qëndruar katër javë në krye të listës dhe tani renditet në vendin e dytë.