Ylli televiziv, Paris Hilton, e cila së fundmi ka treguar se ka krijuar një qendër për tretmanë të bukurisë në shtëpi dhe se ka një dhomë që i dedikohet krejtësisht koleksionit të madh të syzeve të diellit. Ajo ka thënë së ka 10 mijë palë syze dielli.
Trashëgimtarja e hoteleve Hilton, ka folur rreth stilit të saj të jetesës duke treguar se ka aq shumë syzë diellit sa që mund ta zënë një dhomë në tërësi. Ndërkohë ajo ka treguar se ka ndërtuar edhe hapësirë për tretmanë të bukurisë, në mënyrë që të mos ketë nevojë të shkojë nëpër sallone.
“Kam një dhomë të tërë në shtëpi që është e dedikuar vetëm për syzet e diellit, ku çdo mur ka rafte të mbushura me rreth 10 mijë palë sosh”, ka thënë ylli për The Sunday Times.

Tutje ajo ka treguar se më herët preferonte një palë të mëdha nga brendi “Dior”, kurse tash i pëlqejnë një palë nga brendi i disenjatorit të ndjerë Karl Lagerfeld.
“Tani jam e obsesionuar me syze te ‘Karlit’”, ka thënë Hilton.
Ajo ka thënë se ka ndërtuar një qendër mirëqenie apo “Spa” me të gjitha pajisjet për tretmanë të bukurisë.
“Kam ndërtuar qendrën time të mirëqenies brenda shtëpisë, që quhet ‘Sliving Spa’ dhe ka të gjitha pajisjet për tretmanë të bukurisë”, ka thënë tutje ylli.
Ajo tutje ka treguar prona që e vlerëson më së shumti, është vetura Bentley me ngjyrë rozë, por ka thënë se nuk e përdor më sepse fansat vazhdimisht i bëjnë fotografi.
“Prona ime e preferuar është Bentley ngjyrë rozë, ani pse nuk e ngas sepse me duket vetja sikur të isha ‘Minnie Mouse’ në Disneyland. Njerëzit dalin nga vetura e tyre ndërkohë që janë në autostradë vetëm për të bërë fotografi me mua”.

Biznesmenja, së fundmi ka blerë shtëpi të re, pasi ajo që ka pasur më herët është djegur nga zjarret që ndodhën në Los Angeles më herët gjatë këtij viti.
Shtëpia e re ka 12 dhoma gjumi, një cilar vere, librari dhe palestër, ndërkohë që në pronësi përfshihen edhe fusha e tenisit e basketbollit, fusha e golfit si dhe pishina e stilit të resorteve.
The Wall Street Journal ka raportuat se Hilton dhe burri i saj, Carter Reum, pronën e kanë blerë nga aktori Mark Wahlberg dhe gruaja e tij Rhea Durham për 36 milionë.