Ish-kampioni i Ultimate Fighting Championship (UFC), Conor McGregor, është martuar me Dee Devlin pas 17 vjetësh lidhje bashkë.
Ata u martuan në Kishën e Santo Stefano degli Abissini në Vatikan, raportoi TMZ.
Ceremonia e dasmës në një nga kishat më të vjetra dhe më historike në Vatikan, ishte e vogël me njerëz shumë të afërt të çiftit.
Nuk është bërë e ditur nëse ndonjë nga miqtë e famshëm të McGregorit morën pjesë në dasmë.
Conori dhe gruaja e tij kanë qenë bashkë që nga viti 2008, kur u takuan në një klub nate.
Të sapomartuarit, të cilët u fejuan në gusht të vitit 2020, kanë katër fëmijë së bashku, Conor Jr. , Croía, Rían dhe Mack.
Devlin ishte në krah të McGregorit shumë kohë përpara se ai të bëhej yll dhe një nga atletët më të famshëm dhe të suksesshëm në botë.