Reperi P.Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs pritet të lirohet më herët nga burgu, pasi autoritetet amerikane kanë ndryshuar sërish datën e lirimit të tij.
Sipas PEOPLE, reperi dhe producenti i njohur aktualisht pritet të dalë nga burgu më 23 shkurt 2028. Më herët, lirimi i tij ishte planifikuar për muajin qershor të vitit 2028, ndërsa më pas data ishte zhvendosur për 25 prill 2028.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCombs ndodhet në burg që nga arrestimi i tij në muajin shtator 2024. Në muajin korrik 2025 ai u shpall fajtor për dy akuza që lidhen me transportimin e personave për prostitucion. Megjithatë, gjatë gjyqit tetëjavor, ai u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda të trafikimit seksual dhe organizimit të një rrjeti kriminal.
Përfaqësuesi i tij ka mohuar raportimet se Combs është kapur duke konsumuar alkool të prodhuar në burg, duke theksuar se ai po e merr seriozisht qëndrimin esëll.
“Po e merr seriozisht qëndrimin larg alkoolit dhe substancave të tjera”, ka deklaruar zëdhënësi i tij.
Në muajin tetor të vitit të kaluar, Combs u transferua nga qendra e paraburgimit në Brooklyn në burgun federal FCI Fort Dix në New Jersey, një institucion me siguri më të ulët dhe kushte më të mira.
Avokatët e tij kishin kërkuar transferimin për shkak të qasjes më të lehtë në programet e rehabilitimit nga varësia ndaj alkoolit.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se ka marrë një kërkesë për falje nga Combs, por nuk po shqyrton dhënien e saj.
“Ai më kërkoi falje përmes një letre”, ka thënë Trump, duke shtuar me shaka: “A doni ta shihni atë letër?”
Sipas raportimeve, Trump nuk e tregoi letrën dhe la të kuptohet se nuk po e konsideron faljen e reperit. Ai kishte deklaruar më herët se ishte i pavendosur për këtë çështje, pasi Combs kishte qenë “shumë armiqësor” ndaj tij gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale.