Artisti nga Kosova, Besnik Qaka dhe vajza e tij, Una, kanë kënduar këngën “Die with a smile” të Lady Gagas dhe Bruno Mars, derisa pianisti dhe influenceri i njohur Aurélien Froissart, po përformonte në një aeroport.
Në videon e postuar në Instagram, shihet vajza e artistit e cila e pyet nëse mund të këndojë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“6-vjeçarja dhe babai i saj i bëjnë të gjithë të qajnë”, ka shkruar Froissart në videon të cilën e ka publikuar në profilin e tij në Instagram, i cili ka 3.9 milionë ndjekës.
“Isha duke luajtur në një piano, kur papritur një vajzë e vogël erdhi dhe më pyeti nëse mund ta luaja muzikën e këngës ‘Die with a smile’ nga Lady Gaga dhe Bruno Mars. Shikoni çfarë ndodhë më pas. Ajo shkon te babai i saj, e merr atë dhe e sjell për të kënduar me të. Bashkë ata e bënë duetin më të të ëmbël ndonjëherë”, ka shkruar ai në postimin e tij.
Reagimi i njerëzve të cilët ishin mbledhur afër pianos ku përformuan Qaka dhe vajza e tij, ishte i mrekullueshëm
Videoja deri tash ka mbledhur 2.2 milionë shikime.