Aktorja dhe komediania amerikane Nikki Glaser do të rikthehet sërish si prezantuese e ceremonisë së çmimeve “Golden Globe” edhe në vitin 2027.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo41-vjeçarja pati sukses të madh kur drejtoi ceremoninë në vitin 2025, duke u bërë gruaja e parë që e prezantoi e vetme këtë ceremoni të madhe televizive. Pas reagimeve shumë pozitive, organizatorët e ftuan përsëri për ceremoninë e vitit 2026 dhe tani kanë konfirmuar se ajo do ta drejtojë edhe edicionin e 84-t të “Golden Globes” në vitin 2027, ka raportuar FemaleFirst.
“Jemi shumë të lumtur ta mirëpresim sërish Nikkin në skenën e 'Golden Globes' në vitin 2027. Saktësia e saj në humor, autenticiteti dhe aftësia për ta mbajtur publikun të përqendruar janë të pakrahasueshme. Me padurim presim të shohim se çfarë surprizash ka për shfaqjen e vitit të ardhshëm”, ka deklaruar presidentja e “Golden Globes”, Helen Hoehne.
Vetë Glaser e priti lajmin me humor, duke bërë shaka se shpreson që tani prindërit e saj do të jenë krenarë për të.
“Jam shumë e lumtur që do ta prezantoj ‘Golden Globes’ për herë të tretë, jo vetëm sepse është puna më e mirë që kam pasur ndonjëherë, por edhe sepse motra ime ka tre fëmijë dhe tani do të jemi të barabarta në sytë e prindërve dhe të Zotit”, ka thënë ajo me shaka.