Showbiz

Publikohen pamjet e para të Diddyt nga burgu

diddy

Foto: Associated Press

Këngëtari dhe producenti i njohur amerikan Sean “Diddy” Combs është parë për herë të parë si i burgosur në FCI Fort Dix - burg federal me siguri të ulët në New Jersey.

Fotografia, e siguruar nga TMZ-ja, tregon themeluesin e “Bad Boy Records” duke ecur në oborrin e burgut. Diddy shihet i veshur me një kapelë portokalli dhe një xhaketë të trashë blu, ndërsa temperaturat në vend ishin rreth 10°C.

Në foto bie në sy mjekra e thinjur e reperit. Kjo është pamja e tij më e qartë që nga arrestimi në shtator të vitit 2024, kur ai u mbajt në MDC Brooklyn në pritje të gjyqit federal.

Gjatë verës, kamerat nuk u lejuan në sallën e gjyqit, ku Diddy u shfajësua nga akuzat për trafikim njerëzor dhe zhvatje, por u dënua për disa akuza më të lehta, të lidhura me prostitucionin.

Aktualisht, ai po vuan një dënim prej 50 muajsh në Fort Dix dhe tashmë ka filluar punën e tij të parë në burg, në lavanderi.