Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Publikohen pamjet e arrestimit të Justin Timberlake për vozitje në gjendje të dehur

Justin Timberlake

Justin Timberlake

Foto: Associated Press

Videoja e arrestimit të këngëtarit Justin Timberlake në vitin 2024 është publikuar, pavarësisht përpjekjeve të tij për ta bllokuar. Pamjet tregojnë këngëtarin duke hasur në vështirësi gjatë testeve të policisë për të verifikuar nëse ishte nën ndikimin e alkoolit, ka raportuar The Guardian.

Në video, Timberlake shihet duke u përpjekur të ecë në vijë të drejtë dhe të qëndrojë në një këmbë. Në një moment ai u thotë policëve: “Këto janë, si të thuash, teste shumë të vështira”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas policisë së Sag Harbor në New York, ai ishte ndalur pasi kishte kaluar një tabelë “STOP”, kishte dalë nga korsia dhe kishte erë alkooli.

VIDEO:

Timberlake u tha oficerëve se kishte pirë vetëm një martini dhe se po ndiqte miqtë e tij për në shtëpi. Kur u pyet pse ndodhej aty, ai u përgjigj duke thënë se “Jam në një turne botëror”.

Kur oficeri e pyeti çfarë bënte, ai shtoi:

“Vështirë të shpjegohet… turne botëror. Unë jam Justin Timberlake”.

Në një moment tjetër, ai shprehet i nervozuar: “Jam pak nervoz. Zemra po më rreh shpejt”.

Pasi u vendos në makinën e policisë, ai pyeti “Pse po më arrestoni?”

Një grua që ishte me të atë natë tentoi t’i japë telefonin dhe u habit nga arrestimi.

 “Po arrestoni Justin Timberlake tani?”, ka thënë ajo duke iu lutur policëve ta lënë të lirë duke përmendur këngët e tij, atë “Bye Bye Bye” dhe “Sexy Back.

Më vonë, Timberlake u dërgua në stacion policor dhe mësoi se do të qëndronte gjatë natës.

“Do të jem këtu gjithë natën? Jeni të çmendur”, ka thënë ai.

Publikimi i erdhi pasi autoritetet dhe avokatët e Timberlake ranë dakord për një version të redaktuar të videos, pas kërkesave nga mediat si Associated Press.

Fillimisht, avokatët e tij kishin kërkuar bllokimin e videos, duke argumentuar se publikimi do të dëmtonte privatësinë dhe reputacionin e tij. Por më vonë pranuan se videoja nuk përbën shkelje të pajustifikuar të privatësisë.

Timberlake ka pranuar fajësinë për shkelje të lehtë të rregullave të trafikut në gjendje jo stabile në muajin shtator të vitit 2024.

Si pjesë e marrëveshjes, ai ka paguar një gjobë prej 500 dollarësh, ka kryer 25 orë punë në komunitet, ndërkaq i ishte pezulluar patenta për 90 ditë.

Ai gjithashtu ka pranuar të bëjë një mesazh publik sensibilizues kundër vozitjes në gjendje të dehur.