Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rama mbron shpenzimin prej 4 milionë eurosh për koncertin e Kanye West

Kanye West

Kanye West

Foto: Associated Press

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbrojtur vendimin e qeverisë për të ndarë 4 milionë euro për organizimin e koncertit të reperit amerikan, Kanye West, i njohur si Ye, i cili do të mbahet më 11 korrik në Shqipëri, ka shkruar Reuters.

Sipas Ramës, fondi u miratua në momentet e fundit për të shmangur anulimin e koncertit dhe dëmtimin e imazhit të vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne ndamë 4 milionë euro në minutën e fundit për të mos e turpëruar Shqipërinë përballë rreth 25 mijë vizitorëve nga 80 vende, të cilët kishin blerë tashmë biletat për koncertin e Kanye West”, ka thënë Rama.

Ai ka shtuar se koncerti pritet t’i sjellë ekonomisë shqiptare të paktën 100 milionë euro, falë rritjes së rezervimeve në hotele dhe shpenzimeve të turistëve.

Vendimi ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, pasi West është kritikuar ndërkombëtarisht për deklarata e tij duke e lavdëruar Adolf Hitler dhe për përdorimin e simboleve naziste.

Disa vende evropiane kanë ndaluar koncertet e tij këtë verë.

“Shqipëria turpërohet kur mirëpret një artist që admiron Hitlerin”, ka shkruar një komentues.

Ndërsa një tjetër reagoi: “Turp! Jo me paratë e mia”.

Ndërkohë, protestat në Tiranë vazhdojnë prej më shumë se një muaji.

Fillimisht ato nisën kundër projektit për një resort luksoz të lidhur me Jared Kushner, por më pas u zgjeruan edhe me akuza për korrupsion ndaj qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e Ramës.

Kryeministri i ka mohuar këto akuza.