Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deri në 18:00 rruga Brezovicë-Prevallë do të jetë e bllokuar, shkak punimet

rruga Brezovicë-Prevallë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë do të jetë i bllokuar nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 18:00 për shkak të punimeve.

Kjo asistencë policore, në njoftim thuhet se është ofruar pas kërkesës nga Operatori Ekonomi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për shkak të punimeve në rrugën R115, segmenti Brezovicë – Prevallë,  më 9 korrik 2026, nga ora 08:00-18:00, Operatori Ekonomik që kryen punimet në atë segment, ka kërkuar asistencë policore, përfshirë bllokimin e këtij segmenti rrugor”, thuhet në njoftim të policisë.

Tutje u kërkua mirëkuptimi nga ana e qytetarëve dhe që të shmanget lëvizja në këtë rrugë në kohën e larcekur, duke shfrytëzuar rrugë alternative.