Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shtyhet deri në shtator gjyqi për Nick Reinerin, i akuzuar për vrasjen e prindërve

Nick Reiner

Nick Reiner

Foto: Associated Press

Rasti i Nick Reiner, i cili akuzohet se i vrau prindërit, regjisorin Rob Reiner dhe fotografen Michele Reiner, është shtyrë për në muajin shtator, kryesisht për shkak të vonesave në publikimin e raporteve të autopsisë për trupat e prindërve të tij, ka raportuar Variety.

I akuzuari u paraqit shkurtimisht në gjykatë të mërkurën. Ai kishte veshur uniformën e verdhë të burgut dhe foli vetëm kur u pyet nëse pranonte të hiqte dorë nga afati për mbajtjen e seancës paraprake.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Po…”, u përgjigj ai shkurt.

Seanca e radhës është caktuar për 15 shtator.

Nick Reiner është deklaruar i pafajshëm në muajin shkurt për dy akuza për vrasje të shkallës së parë.

Ai aktualisht mbahet në paraburgim në Los Angeles, pa mundësi lirimi me kusht.

Gjatë seancës, avokatja e tij mbrojtëse, Kimberly Greene, ka thënë se pret të marrë së shpejti materiale shtesë nga prokuroria. Nga ana tjetër, prokurori Jonathan Chung ka bërë të ditur se raportet e autopsisë ende nuk kanë përfunduar dhe do t’i dorëzohen mbrojtjes sapo të jenë gati.

Ndërkohë, vëllai i tij, Jake Reiner, ka reaguar publikisht me një mesazh emocional për prindërit e ndjerë.

“Kjo është vërtet makthi im i gjallë”, ka shkruar ai.

Sipas autoriteteve, Nick Reiner u arrestua më 14 dhjetor, pasi prindërit e tij u gjetën të vrarë me thikë në shtëpinë e tyre në Brentwood.

Ai ka pasur prej kohësh probleme me varësinë nga droga dhe shëndetin mendor, por mbetet për t’u parë se si këto faktorë do të ndikojnë në procesin gjyqësor.

Prokurori i qarkut të Los Angelesit, Nathan Hochman, ka deklaruar se i akuzuari mund të përballet edhe me dënimin me vdekje, megjithatë ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje.

Ai ka rikthyer mundësinë e kërkimit të dënimit me vdekje, duke anuluar një ndalim të mëparshëm të vendosur nga paraardhësi i tij.