Rihanna ka vënë në qendër të vëmendjes barkun e saj të shtatzënisë së tretë, me pamjen e saj të fundit në tapetin e kuq.
Fituesja e nëntë çmimeve Grammy, ka dalë bashkë me të dashurin e saj, A$AP Rocky në premierën botërore të Smurfs në Bruksel të shtunën, e veshur me një fustan dypjesësh me ngjyrë të gjelbërt dhe i cili zbulonte barkun e saj.
Veshja nga Chanel, i cili përfshinte një bluzë dhe fundin prej mëndafshi jeshil, ka marrë 840 orë për t'u realizuar, sipas markës së modës. Seti ishte zbukuruar me kristale dhe pupla.
Rihanna, e cila zbuloi në Met Gala në maj se ajo dhe Rocky po prisnin fëmijën e tyre të tretë së bashku, mori pjesë në debutimin e filmit të saj të fundit në Belgjikë së bashku me reperin 36 vjeç.
Rocky e plotësonte Rihannën duke veshur një këmishë me vija me kopsa, një kravatë po ashtu me vija, pantallona të zeza të gjera dhe një palë syze të zeza. Të dy janë tashmë prindër të djemve RZA, 3 vjeç, dhe Riot, 1 vjeç.
Para kësaj, çifti u shfaq së bashku në Festivalin e Filmit në Kanë, ku ecën në tapetin e premierës së filmit të Rocky-t, Highest 2 Lowest, më 19 maj.
Rihanna luan në filmin e ri të Smurfs në rolin e Smurfette.
Në film luajnë gjithashtu James Corden, Nick Offerman, Daniel Levy, Amy Sedaris, Natasha Lyonne, Sandra Oh, Octavia Spencer, Nick Kroll, Hannah Waddingham, Alex Winter dhe Maya Erskine.
Sa i përket kolonës zanore të filmit Smurfs, fansat mund të presin muzikë të re nga Rihanna, e cila tashmë publikoi këngën "Friend of Mine" në maj.
Smurfs shfaqet në kinema të premten, më 18 korrik.