"Ice Age" është një nga serialet e animuara më të suksesshme të dekadave të fundit. E gjitha filloi në vitin 2002 me filmin e parë që i prezantoi audiencës Mannyn, Sidin, Diegon dhe ketrin Scrat, dhe pas suksesit të madh pasuan katër vazhdime të tjera. Edhe pse pas filmit “Ice Age: The Big Bang” në vitin 2016 dukej se historia kishte mbaruar, Disney tani ka njoftuar zyrtarisht një vazhdim. "Ice Age 6" (Ice Age: Boiling Point) do të mbërrijë në kinema në shkurt të vitit 2027.
Disney ka publikuar gjithashtu trailerin e parë paralajmërues, duke zbuluar rikthimin e personazheve të njohur. Ray Romano, John Leguizamo dhe Denis Leary ripërsërisin zërat e tyre, ndërsa Buck, Ellie dhe Scrat kthehen gjithashtu. Paraqitja e shkurtër paralajmëruese tregon fillimin e një aventure të re që do ta çojë bandën në një botë të humbur të rrezikshme të mbushur me dinozaurë dhe lavë, shkroi Index.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIce Age ka qenë një sukses i madh në arka gjatë viteve. Filmi i dytë në vitin 2006 fitoi më shumë se 660 milionë dollarë në të gjithë botën, ndërsa vazhdimi më i suksesshëm ishte filmi i vitit 2009 "Ice Age: Dawn of the Dinosaurs", i cili fitoi gati 886 milionë dollarë.
Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura, por traileri konfirmon se karakteret më të dashura do të paraqiten sërish. Informacione të reja rreth filmit priten brenda këtij viti.