Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora përgëzon Blerta Bashollin për filmin “Dua”

Pamje nga filmi Dua

Pamje nga filmi Dua

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka përgëzuar regjisoren kosovare Blerta Basholli për filmin “Dua”, i cili së fundmi pati premierën në “Javën e kritikës”, seksion paralel i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Cannes.

“Dua” është një film kosovar me regji dhe skenar të Bashollit, që trajton përvojën dhe kujtimet e një gjenerate të rritur gjatë viteve ’90 në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një postim në Instagram, Rita Ora ka ndarë vlerësimin për filmin dhe emocionet që i ka zgjuar rrëfimi i tij.

“Ta kapësh dhe ta shprehësh mënyrën si jemi rritur në vitet ’90 është një histori që vetëm ne gratë mund ta tregojmë në mënyrën tonë. Jam shumë krenare për këtë moment. Si një vajzë që është rritur në vitet ’90, ajo periudhë do të mbetet përgjithmonë në kujtimet e mia”, ka shkruar ajo.

“Dua” gjithashtu garon si film i metrazhit të gjatë.

Edicioni i sivjetmë i Festivalit të Cannes, i 79-ti me radhë, nisi më 12 dhe përfundon më 23 maj. 

Blerta Basholli njihet ndërkombëtarisht për suksesin e filmit Zgjoi, i cili kishte fituar tri çmime kryesore në festivalin Sundance dhe ishte bërë një nga prodhimet më të vlerësuara shqiptare në arenën ndërkombëtare.