Showbiz

Romeo Beckham nxit thashetheme për lidhje të re pas ndarjes nga Turnbull

Romeo Beckham

Romeo Beckham

Foto: Associated Press

Djali i çiftit të njohur David dhe Victoria Beckahm, Romeo, ka nxitur thashetheme për lidhje të re romantike, pasi është ndarë nga ish-e dashura e tij, Kim Turnball.

Turnball, sipas Page Six, ishte shkaktare e mosmarrëveshjeve në familje, pasi që, sipas raportimeve, ajo ishte më parë në lidhje me vëllanë e madh të Romeos, Brooklyn.

E dashura e re e Romeos, raportohet të jetë Caroline Daur. 
Sipas fotografive të siguruara nga Page Six, ai dhe Daur janë parë duke dalë bashkë nga një festë që u mbajt në hotelin “Costes” në Paris.

Një fotograf që ishte prezent, ka thënë se djali i dytë i Beckhamëve është munduar të bënte gjithçka që ta parandalonte që Daur të fotografohej, ndërkohë që ajo ishte në veturë me Romeon.

Ata më pas kanë shkuar në klubin e natës “Giulia”, ku kanë ndenjur deri në orën 2.30 pas mesnate.

Sidoqoftë, modelja gjermane, 30 vjeçe, dhe ish-futbollisti, 22 vjeç, dolën veçmas nga festa.

Shfaqja e Romeos bashkë me Daur vjen vetëm disa ditë pasi Page Six kishte raportuar se ai është ndarë  nga ish- e dashura e tij Kim Turnball, me të cilën ishte në lidhje për shtatë muaj.

Një burim i ka thënë Us Weekly se ata ndërprenë marrëdhënien pasi “dramës” që ishte shkaktuar në familjen Beckham përgjatë muajve të fundit.

“Romeo e Kim janë ndarë për shkak të ‘dramave’ familjare. Ishte diçka e përbashkët. Por kishte shumë tension e presion mbi ta”, ka thënë burimi.

Romeo dhe Turnball

Muajin e kaluar, dolën thashetheme se vëllai i madh i Romeos, Brooklyn, dhe gruaja e tij Nicola Peltz, nuk shkuan festën e ditëlindjes së 50-të të babit David, për shkak të Turnballit.

Disa burime, ekskluzivisht, i kanë thënë Page Sixit, se “thjeshtë nuk është e vërtetë” që Turnball më parë kishte lidhje romantike me Brooklynin.

“Është vetëm një pretekst për të gjetur argument”, ka thënë burimi, duke i quajtur “të pakuptimta” thashethemet për vëllezërit Beckham.

Një burim i afërt me Brooklyn dhe Peltz, i ka thënë Page Sixit, se çifti nuk e kanë ditur që Romeo e Turnball janë ndarë, pasi nuk kanë folur që disa muaj.

Brooklyn dhe Nicola Peltz Beckham