Studioja filmike “Amazon MGM” e ka publikuar trailerin e parë të filmit të ardhshëm, “Project Hail Mary”.
Në projektin e zhanreve triler dhe fantastiko-shkencor, ylli i kinematografisë, Ryan Gosling, e luan rolin e një mësuesi shkence në një shkollë të mesme, Ryland Grace. Një ditë ai zgjohet në një anije kozmike pa asnjë kujtesë se kush është apo si arriti atje. Kështu krejtësisht i vetëm, i duhet të gjejë një mënyrë për ta përfunduar misionin e tij ndër hapësinor për të shpëtuar Tokën nga një katastrofë astronomike, derisa takon një jashtëtokësor misterioz, i cili ka udhëtuar vite dritë për të shpëtuar llojin e tij nga i njëjti fat.
Phil Lord dhe Chris Miller e kanë bërë regjinë e kësaj aventure në gjithësi, që vjen e bazuar në librin ‘bestseller’ me të njëjtin emër të autorit, Andy Weir. Pjesë e kastës së aktorëve janë edhe, Sandra Huller, Ken Leung dhe Milana Vayntrub.
“Project Hail Mary” fillon së shfaquri nëpër kinema në mars të vitit 2026.