Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shfaqen sërish bashkë Hamilton e Kardashian

Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian, fotografi nga TMZ

Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian, fotografi nga TMZ

Ylli televiziv, Kim Kardashian, dhe ai i Formula 1, Lewis Hamilton duket se nuk po e fshehin më lidhjen e tyre, dhe gjithçka ka ndodhur në stilin “Hollywoodi”, ka shkruar TMZ.

Kim duket se ka “prezantuar” publikisht romancën e saj të re me Hamilton, gjatë një darke romantike në Nobu Malibu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas burimeve, dyshja mbërriti rreth orës 21:00 të shtunën në mbrëmje.

TMZ ka shkruar se Hamilton u tregua një zotëri i vërtetë, “ai doli nga makina dhe ia hapi derën Kimit”, e cila dukej shumë e lumtur.

Ata kaluan rreth dy orë brenda restorantit, në një atmosferë intime, duke qëndruar të përqendruar vetëm te njëri-tjetri.

Darka ka përfunduar rreth orës 23:00.

“Kur dolën, nuk u përpoqën fare të fshiheshin, të dy po buzëqeshnin, si një çift që e ka kaluar fazën ‘jemi vetëm miq’”.

Sa i përket stilit, Kim kishte zgjedhur një pamje të butë dhe flirtuese me xhaketë rozë dhe fund ngjyrë hiri, ndërsa Hamilton ishte i koordinuar me një xhaketë ngjyrë hir dhe pantallona më të errëta.

Sipas TMZ, kjo dalje nuk është rastësi.

Ata janë parë së fundmi edhe në një shëtitje të qetë në Los Angeles, duke parë qilima luksozë, vetëm pak ditë pasi u shfaqën bashkë në festivalin Coachella.

Mes gjesteve romantike, buzëqeshjeve të pandalshme dhe një daljeje kaq publike në Nobu, sipas TMZ, duket qartë se kjo lidhje nuk është më në fazën e “provës”, por po ecën me shpejtësi të plotë.