Reperi kontrovers Kanye West do të performojë në Tiranë më 11 korrik, ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama nuk ka dhënë detaje të tjera, përveçse ka publikuar një foto të Westit në rrjetet sociale, duke shkruar: “11 korrik në Tiranë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, ka treguar se Westi do të performojë në “Eagle Stadium” që gjendet në Kashar, në aksin Tiranë – Durrës. Vendi zë rreth 60 mijë spektatorë.
Do të jetë hera e parë që reperi amerikan do të performojë në kryeqytetin shqiptar.
West, i njohur edhe si Ye, konsiderohet një nga figurat më kontroverse në industrinë e muzikës për deklaratat dhe qëndrimet e tij publike ndër vite.
Ai pati bërë komente që janë cilësuar si antisemitike, duke shkaktuar reagime të mëdha publike dhe humbje bashkëpunimesh me kompani të mëdha.
Ka shprehur simpati për figura dhe ideologji shumë të kritikuara, duke përfshirë deklarata në mbështetje për liderin nazist Adolf Hitlerin.
Ka pasur shpërthime të shpeshta në rrjete sociale dhe intervista, ku ka sulmuar figura publike, industri të tëra apo edhe ish-bashkëpunëtorë.
West është përballur me anulime të koncerteve në disa vende të Evropës. Britania e Madhe, Zvicra dhe Polonia kanë vendosur të mos lejojnë pjesëmarrjen e 48-vjeçarit në territorin e tyre, ndërsa një hap i ngjashëm pritet të merret edhe nga Franca – e cila e shtyu koncertin e tij të planifikuar në Marseille.
Shqipëria i shtohet vendeve si Turqia, Holanda, Italia, Spanja dhe Portugalia – ku Westi pritet të mbajë koncert.