Showbiz

Steve Carell udhëheq kasën e komedisë së re “Rooster”

Steve Carell

Janë publikuar pamjet e para të serialit të ardhshëm komedi, “Rooster”, i cili në rol kryesor e sjell yllin e kinematografisë Steve Carell.

Me një ngjarje që zë vend në një kampus kolegji, “Rooster” përqendrohet në marrëdhënien e ndërlikuar të një autori (i portretizuar nga Carell) me vajzën e tij. Carell, të cilin studentët e quajnë “Rooster”, bazuar në personazhin kryesor në librat e tij më të shitur, shkon për ta vizituar vajzën e tij, e cila ka vështirësi me menaxhim të zemërimit, dhe për të provuar ta ndihmojë me problemet në lidhjen e saj. Rezulton se burri i saj e ka braktisur atë për një studente të diplomuar.

Seriali vjen i realizuar nga Bill Lawrence (i njohur për projekte si Ted Lasso, Shrinking, Bad Monkey) dhe Matt Tarses. Ndërsa pjesë e kastës së aktorëve janë edhe Danielle Deadwyler, Lauren Tsai, John McGinley, Connie Britton, Robby Hoffman, Alan Ruck dhe të tjerë.

“Rooster” lansohet në platformën “HBO Max” më 8 mars të këtij viti.