Showbiz

Tina Knowles tregon origjinën e emrit të mbesës së saj Blue Ivy

Tina Knowles dhe Blue Ivy Carter

Tina Knowles dhe Blue Ivy Carter

Foto: Associated Press

Tina Knowles, nëna e këngëtares së famshme Beyonce, ka treguar se origjina e emrit të mbesës së saj, Blue Ivy, është nga boronica.

Ajo ka thënë se ideja për emrin e Blue Ivyt erdhi kur dikush i ka thënë Beyonces së në barkun e saj ka një bebe të vogël sa një boronicë.

Këtë, Tina e ka treguar përmes një postimi që ka bërë në rrjetin social Instagram, të mërkurën, për ditëlindjen e 14 të mbesës, ka raportuar FemaleFirst.

“Ne nuk mund të kishim qenë më të emocionuar. Na u tha se ti ishe sa madhësia e një boronice dhe prej aty erdhi edhe emri yt”, ka shkruar Tina.

Ajo ka treguar se familja lutej çdo ditë për Blue Ivy gjatë shtatzënisë së Beyoncés.

“Të gjithë u lutëm bashkë për ty çdo ditë deri sa ishe 12-javëshe në barkun e nënës sate. Më pas secili prej nesh vazhdoi të lutej veçmas deri në ditën kur erdhe në jetë, disa muaj më vonë”, ka shtuar ajo.

 

 

Tina, e cila është gjithashtu nëna e këngëtares 39-vjeçare Solange Knowles, ka thënë se Blue Ivy ka treguar forcë dhe mençuri që në fëmijëri.

“Që në fillim ishte e qartë se ishe një luftëtare. Flisje shumë herët dhe ishe gjithmonë jashtëzakonisht e mençur. Ne luanim shumë me kukullat Princess dhe Barbie, dhe imagjinata jote ishte e pabesueshme”, ka shkruar ajo.

Ajo ka theksuar se është jashtëzakonisht krenare për mbesën e saj, jo vetëm për suksesin, por edhe për karakterin.

“Të them se jam një gjyshe krenare është shumë pak. Pavarësisht gjithë arritjeve dhe suksesit tënd, ti ke mbetur një njeri shumë i ëmbël, i sjellshëm dhe modest”, ka thënë tutje gjyshja.

Në fund të dedikimit, Tina i është drejtuar Blue Ivyt edhe me profesione personale, duke e quajtur menaxheren, grimuesen dhe këshilltaren e saj të modës.

“Për menaxheren time, grimuesen time, këshilltaren time të modës, dashurinë time, Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, Tina ka kujtuar edhe një moment të vështirë nga viti 2011, kur Beyoncé ishte shtatzënë fshehurazi me Blue Ivy gjatë xhirimit të koncertit “A Night With Beyoncé”.

Duke komentuar një video të vjetër të publikuar në Instagram, ajo ka shkruar: “Kjo më doli sot në feed dhe më çoi pas në kohë. Ky ishte një nga koncertet më të vështira që kemi bërë ndonjëherë”.

Sipas saj, Beyoncé ishte rreth dy muajsh shtatzënë dhe vuante nga mundimet e forta.

“Midis këngëve, ajo vraponte prapa skene për të vjellë dhe më pas kthehej për të kënduar këngën tjetër. Pikërisht atëherë e kuptova pa asnjë dyshim sa e fortë dhe rezistente është si performuese”, ka shkruar Tina.

Ajo ka zbuluar se shtatzënia mbahej sekret dhe për të dinin shumë pak njerëz.

“Nuk mund t’ia thoshim askujt për shtatzëninë. Vetëm @tytryone, unë dhe Tim White e dinim. Edhe pse ishte shumë keq nga gjendja shëndetësore, ajo e çoi koncertin deri në fund dhe performoi në mënyrë të jashtëzakonshme. Bendi dhe ekipi e dinin vetëm që ishte e sëmurë, por jo arsyen pse”, ka treguar Tina.

Beyoncé është nënë e Blue Ivyt, si dhe e binjakëve tetëvjeçarë Rumi dhe Sir Carter, të cilët i ka me bashkëshortin e saj, reperin e mirënjohur, Jay-Z.