Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Tom Brady e thumbon Kevin Hartin me shaka, ia përmend tradhtinë

Tom Brady dhe Kevin Hart

Tom Brady dhe Kevin Hart

Foto: Associated Press

Ish-ylli i futbollit amerikan, Tom Brady dhe komediani Kevin Hart shkëmbyen batuta gjatë një ngjarjeje të organizuar nga platforma transmetuese “Netflix”, ku yje të shumtë ishin mbledhur për të thumbuar me humor Hartin, ka shkruar TMZ.

Komediani e nisi spektaklin duke thënë se ishte gati të tallej me veten dhe të pranonte batutat ndaj tij, “jo si Tom Brady”, të cilin e quajti me humor “një qaraman”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Teksa po vazhdonte të tallej me legjendën e NFL-së, Brady doli papritur në skenë dhe iu kundërpërgjigj menjëherë.

Ai i dhuroi Hartit një fanellë të vogël të skuadrës New York Knicks dhe e quajti me shaka “hobit”, duke bërë edhe batuta për skandalin e tradhtisë së vitit 2017, kur Hart pati pranuar se e kishte tradhtuar bashkëshorten e tij shtatzënë, Eniko Hart.

“Hobit” vjen nga fjala angleze “Hobbit”, një krijesë imagjinare nga libri “The Hobbit” dhe seria “The Lord of the Rings”.

“Hobitët” përshkruhen si njerëz shumë të shkurtër, me trup të vogël dhe këmbë të mëdha, që jetojnë në një botë fantazie.

Kur Brady e quajti Hartin “hobit”, ai po bënte shaka me gjatësinë e tij, pasi Hart është i njohur për shtatin e tij më të shkurtër. Ishte një batutë tipike e emisionit “roast”, pra me humor thumbues mes personazheve të famshëm.

“Jam njeri i zënë, por kam disa fjalë për ty para se të kthehem te aventurat e mia në Las Vegas. Ah prit, po flas për aventura në Las Vegas. A ishte e tepërt kjo? Nuk duhej të flisnim për aventura në Vegas? Mendoj se sapo theva një tjetër rregull”, ka thënë Brady me ironi.

Pasi bëri shaka edhe me personazhet e famshëm të panelit që prisnin radhën për të dalë në skenë, Brady e riktheu vëmendjen te Harti.

“Jam shumë elegant për të bërë shaka me gruan tënde të bukur. Apo jo?”, ka thënë ai me humor.

Më pas, Brady iu drejtua gruas së komedianit, Eniko Hart, me një “ç’kemi?”, ndërsa kamerat fokusuan reagimin e saj.

Hart u duk dukshëm në siklet pas komenteve të Bradyt, ndërsa publiku shpërtheu në të qeshura.

Eniko Hart dhe Kevin Hart