Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë se Ballkani Perëndimor është prioritet strategjik i BE-së.
Kallas ka thënë se në takim me ministrat e Jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor është diskutuar për çështje të ndryshme, përfshirë edhe përkrahjen e BE-së për luftimin e rreziqeve nga sulmet hibride.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu tha se është diskutuar edhe për siguri dhe mbrojtje.
Kallas ka thënë se pret që gjitha shtetet që aspirojnë të anëtarësohen në BE të harmonizojnë qind për qind politikën e tyre të jashtme me atë të BE-së.
“Shtetet anëtare thanë se presin që të gjitha shtetet që vazhdojnë rrugën evropiane ta kenë plotësisht në përputhje politikën e tyre të jashtme me atë të BE-së...Duhet të tregosh nëse e sheh botën në mënyrën e njëjtë”, ka thënë Kallas në konferencë për media.