Aktori Tom Holland ka shprehur mbështetjen e tij të fortë për kinemanë tradicionale, duke theksuar rëndësinë e përvojës së përbashkët të shikimit të filmave në sallë.
29-vjeçari, i cili është bërë një nga emrat më të kërkuar në Hollywood dhe ka rikthyer rolin e Peter Parkerit në filmin “Spider-Man: Brand New Day”, ka thënë se dëshiron të kontribuojë në ruajtjen e kulturës së kinemasë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam një mbështetës i madh i kinemasë dhe i përvojës së përbashkët, të ulesh në një sallë të errët dhe të argëtohesh. Mendoj se disa studio e bëjnë këtë më mirë se të tjerat dhe unë dua shumë të ndërtoj marrëdhënie me to, në mënyrë që si komunitet të vazhdojmë t’i mbajmë gjallë kinematë”, ka thënë ai në një intervistë për revistën GQ.

Ai ka shtuar se mendon që kjo është diçka ku do të jetë shumë i fokusuar gjatë 10 vjetëve të ardhshme të jetës së tij.
Ndërkohë, aktori ka folur edhe për anën tjetër të famës, duke e quajtur atë një “balancë të vazhdueshme”.
I njohur globalisht falë rolit të tij në universin “Marvel Cinematic Universe”, Holland ka pranuar se fama ka si avantazhe, ashtu edhe sfida.
“Është si një balancë e vazhdueshme. Ka të bëjë me të qenit i vetëdijshëm për atë që thuhet, por pa lejuar që kjo të ndikojë tek ai që je si person. Njerëzit gjithmonë thonë ‘mos ndrysho’, por unë mendoj se ndryshimi është i mirë”, pati thënë ai në podcastin Dish.

Sipas tij, ka disa njerëz që ndoshta duhet të ndryshojnë shumë, por për të personalisht, bëhet fjalë për të qenë fleksibil dhe për t’u përshtatur me atë që po ndodh në kohë.
“E kam thënë edhe më parë: nëse ke një problem me mua, më shkruaj. Dhe nëse nuk e ke numrin tim, atëherë nuk më njeh aq mirë sa të kesh problem me mua”, ka thënë ai.